Keshilla mode 4 Nëntor 2022

Si t'i bëni getat të "rrojnë" sa më gjatë, truku që do të rrisë qëndrueshmërinë e tyre

Keshilla mode

Sezoni i getave ka ardhur zyrtarisht dhe keni mundësinë të eksperimentoni me veshjen e tyre, duke guxuar edhe me ngjyrat. Por, nëse jeni një nga ato vajza që vazhdimisht blini geta të reja se ju grisen, atëherë provoni këtë truk dhe nuk do të pendoheni.

Fatkeqësisht, qëndrueshmëria e tyre nuk është e gjatë, dhe pasi i kemi veshur disa herë, mund të na shkëputen fijet dhe të mos i veshim dot më. Edhe pse tingëllon e pabesueshme, por provoni këtë këshillë:

Kur herën tjetër të blini geta të reja, lagini pak dhe fusni në frigorifer me ngrirje të thellë. Pas ngrirjes së plotë, nxirrni, shkrijini dhe thajini.

Sipas PureWow.com, ju duhet vetëm një herë ta bëni këtë me çorapet tuaja dhe do të bëhen më të shtrënguara dhe të qëndrueshme. Temperaturat e ftohta i bëjnë fijet e çorapeve tuaja më të forta, kështuqë ato kanë më pak gjasa për t’u grisur.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor