
Miratohet bonusi 5 mijë lekë për pensionistët për festat e fundvitit
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajt...
Kjo recetë u përgatit nga Gatime Shqiptare
Për përgatitjen e kësaj pjate ju nevojiten : 2-4 grushta spinaq, 1-2 vezë, 200 g djathë të copëtuar ose 200 g gjizë, 1-2 thelbinj hudhër, 1 lugë gjelle vaj ulliri, kripë, spec djegës, piper dhe majdanoz.
Përgatitja: Vendosni tiganin në zjarr dhe hidhni vajin e ullirit. Kur ai të jetë ngrohur, shtoni gjethet e lara të spinaqit dhe lërini të kaurdisen në vaj për pak minuta. Ndërkohë rriheni vezën në një pjatë të vogël dhe kur spinaqi të jetë gatuar hidheni në tigan. Kur veza të nisë të mpikset shtoni thërrimet e djathit ose gjizën dhe hudhrën. Sipas dëshirës, mund të shtoni pak piper ose spec djegës dhe servireni duke e shoqëruar me një filxhan me kos dhe bukë të thekur.
Një vakt i tillë është shumë i pasur me proteinë, fibër, hekur dhe vitaminat A, K, C dhe B2. Këto ushqyes janë të rëndësishëm për qarkullimin e gjakut, shëndetin e zemrës, imunitetin dhe për shëndetin e kockave.
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajt...
Pas shkëlqimit që shumë Vip-a shfaqin në tapetin e kuq, sigurisht që kanë edhe një jetë normale pas famës. Nj&eum...
Ka nga ata që nuk i preferojnë ndoshta shumë, por ka dhe nga ata që i duan pa kushte dhe do t’i vishnin nga mëngjesi në mb...