Pastrimi
Ajo është Auri Katariina nga Finlanda. Auri është bërë e famshme në TikTok duke qenë origjinale, pa imituar videot virale e pa kërcyer. Vetëm duke pastruar. Ajo është një pastruese profesioniste.
BBC e intervistoi teksa pastronte dhe Auri tregoi historinë e saj.
“Unë jam pastruesja më profesioniste në botë. Video nisa t`i postoja dy vjet më parë. Fillova duke pastruar falas një shtëpi në javë. Zakonisht të njerëzve që nuk e kishin mundësinë të përballonin një pastruese. Njerëz me probleme shëndetësore apo të shëndetit mendor që kishin nevojë për ndihmë… Tani ndihmën time e kërkon kushdo. Sa më pis dhe rrëmujë të jetë shtëpia, aq më mirë”, thotë Auri që me video pastaj tregon ndryshimet për ndjekësit e saj. Merr miliona klikime në TikTok të ardhura nga to dhe me siguri nga reklamat.