Astroliving 7 Nëntor 2022

Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni ç'kanë parashikuar yjet për datat 7-13 nëntor

Astroliving

Dashi: Kjo do të jetë një javë pozitive fillon për të lindurit e shenjës së Dashit, por ditët e para do të jenë të mbushura me vështirësi. Projektet tuaja mund të frenohen nga pengesa të papritura. Në kësi rastesh është e këshillueshme që të bëni durim. Me kalimin e kohës gjithçka do të qartësohet. Tregohuni të kujdesshëm dhe mos ndërmerrni rreziqe të panevojshme, do t’ia vlejë.

Demi: Jini optimistë, pasi e ardhmja do të jetë e mirë për të lindurit në shenjën e Demit. Lajmet e mira që do të merrni gjatë këtyre ditëve do t'jua ngrenë humorin dhe do t'ju mbushin me besim. Aty nga mesi i javës do të hasni disa pengesa, por asgjë që nuk mund ta kapërceni me një buzëqeshje. Hëna në shenjë do t’ju mbron dhe do t'ju sjellë fat, sidomos ditën e hënë. Varet nga ju në do të dini të përfitoni.

Binjakët: Të lindurit në shenjën e Binjakëve i presin ditë shumë të mira. Shenja juaj është më fatlumja e javës dhe kjo tregon se jeni të vendosur dhe me besim në vetvete. Do të kryesoni kudo, si në fushën profesionale ashtu dhe në çështjet e zemrës. Qielli është në anën tuaj dhe do t'ju japë shumë suksese dhe momente të mrekullueshme në jetën private. Shijojeni udhëtimin.

Gaforrja: Të lindurit në shenjën e Gaforres do të mund të shijojnë shtatë ditë të mbushura me lajme të mrekullueshme. Yjet mbështesin qëllimet tuaja dhe ju nxisin të veproni, është koha për të ecur përpara. Të premten Hëna do të kalojë në shenjën tuaj. Mos humbisni asnjë mundësi. Luajini letrat siç duhet dhe do të merrni shumë kënaqësi.

Luani: Pritet që kjo të jetë një javë e mbarë për të lindurit në shenjën e Luanit. Ju dëshironi dhe keni nevojë të relaksoheni, merrni pak kohë për veten tuaj në fundjavë. Është momenti për të krijuar disa kujtime të bukura. Mbështetja e Hënës ju sjell perspektiva të shkëlqyera si në sferën profesionale ashtu dhe në atë sentimentale.

Virgjëresha: Ditët në vijim do të jenë me ulje e ngritje për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Java do të nisë mbarë, më pas situata do të marrë për keq gjatë fundjavës. Mundohuni t’i dilni të keqes përpara, nuk është momenti për të marrë vendime të nxituara apo për të hedhur hapa të rëndësishëm përpara. Ndonjëherë të marrësh kohë për të menduar është zgjidhja më e mirë.

Peshorja: Përtacia dhe lodhja do të jenë armiqtë kryesorë të të lindurve të shenjës së Peshores në ditët në vijim. Tundimi për t'u mbështjellë me një batanije dhe për të dremitur është vërtet i fortë. Tregohuni këmbëngulës dhe vazhdoni përpara. Tani duhet të përvishni mëngët, sidomos në punë. Do t’i merrni frytet e punës suaj në kohën e duhur.

Akrepi: Kjo është një periudhë tranzicioni për të lindurit në shenjën e Akrepit. Nuk ju pret asgjë pozitive apo tmerrësisht negative në ditët në vijim, por bëni kujdes të mos luani me zjarrin. Vazhdoni përpjekjet tuaja dhe prisni ditë më të mira për të marrë vendime të rëndësishme. Nuk është aspak momenti i përshtatshëm për të vënë baste.

Shigjetari: Të lindurit në shenjën e Shigjetarit do të kenë arsye për t’u ankuar gjatë ditëve në vijim. Aty nga mesi i javës do të përjetoni një gjendje ankthi dhe acarimi. Në disa raste nuk do të keni dëshirë as për të debatuar. Dashuria do të jetë ngushëllimi juaj, si në fillim edhe në fund të javës, kur situata në punë do të përmirësohet.

Bricjapi: Të lindurit në shenjën e Bricjapit  nuk do të kenë pse të ankohen këtë javë. Do t’ju ofrohen mundësi dhe perspektiva të shkëlqyera si në sferën profesionale ashtu dhe në atë sentimentale. Vazhdoni përpara, pasi nuk do të keni asnjë pengesë në rrugën tuaj. Bëni kujdes vetëm ditën e premte dhe të shtunë, pasi disa ngjarje të paparashikuara mund t'ju kapin në befasi dhe t'ju demoralizojnë, por gjithsesi janë kalimtare.

Ujori: Në fillim të javës do të dëshironi që ditët të mbarojnë sa më shpejt, por mos u dëshpëroni. Pasi e keqja të kalojë, do të ndiheni më të qetë. Përfitoni nga momentet e qetësisë për t’i lënë më shumë hapësirë dashurisë. Ju dëshironi që të ndiheni të kërkuar, që partnerin ta marrë malli për ju.

Peshqit: Lajme të mira për të lindurit e Peshqve, të cilët do të mund të kalojnë disa ditë shumë pozitive. Do të keni fat sidomos ditën e enjte dhe të premte,  por edhe në fundjavë. Përfitoni nga mundësitë që do t’ju ofrohen. Bëni kujdes, ama, që të mos e humbni vigjilencën. Të martën dhe të mërkurën mund të ziheni në befasi nga disa gracka të papritura.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor