
Sipas ekspertes së njohur amerikane këto janë 3 arsyet pse ju bien vazhdimisht flokët
Rënia e flokëve është pjesë e një ekuilibri natyral, disa qime bien ndërsa të tjerët rriten, dhe ajo konsiderohet...
Buzëkuqi është produkti kozmetik më i shituri i të gjithave kohërave. Me një traditë të lashtë që daton 5000 vjet më parë, që nga koha e qytetërimit babilonas ai është shndërruar në armën sekrete të të gjitha femrave. Pavarësisht gjendjes shpirtërore dhe asaj fizike, një e kaluar me buzëkuq buzëve duket sikur ju përmirëson ditën dhe u shton dozën ''e munguar'' të feminilitetit.
Nëse jeni në mëdyshje se ç'buzëkuq të përdorni gjatë mbrëmjeve të ftohta të vjeshtës, mjafton të shihni fotot e fundit të Irina Shayk apo Katie Holmes.
Të frymëzuara nga sharmi i viteve '20 vajzat e njohura të showbizz-it propozojnë buzëkuqin e errët këtë sezon, nuancat e të cilit variojnë nga ngjyra bordeaux tek e zeza gotike. Buzëkuqët e errët janë tejet të guximshëm dhe i japin një pamje ekstravagante pamjes suaj. Duket sikur kërkoni të rebeloheni dhe të dilni nga zona juaj e rehatisë.
Para se t'i përdoni duhet të hidratoni buzët. Fillimisht bëni një scrub dhe fërkojini për disa minuta me furçë dhëmbësh derisa të eliminoni lëkurën e vdekur. Më pas aplikoni hidratuesin e buzëve për t'i zbutur dhe vijoni me konturimin e tyre. Pasi të keni përfunduar konturimin e buzëve, mbushini me buzëkuqin që dëshironi.
Rënia e flokëve është pjesë e një ekuilibri natyral, disa qime bien ndërsa të tjerët rriten, dhe ajo konsiderohet...
Ndryshimet e fundit astrologjike mund të vijnë papritur për disa shenja edhe pse disa prej tyre prisnin me padurim që Marsi të pë...
Selena Gomez dhe Zayn Malik së fundmi janë parë në një restorant në Nju Jork, duke ndezur zërat për një romanc&eu...