
"Nuk kam mbaruar së jetuari", aktorja e famshme bën rrëfimin prekës: "Kanceri po më përhapet nëpër kocka, por nuk dua të vdes"
Aktorja Shannen Doherty thotë se nuk "i ka larë duart" me jetën, ndërsa kanceri është përhapur në kockat e saj. "Un&e...
Nga Anila Kadija
Në çdo udhëtim timin, ditari i dyerve pa shul është sidomos nëpërmjet reportazheve kulturore.
Ndërsa fotografia një fakt artistik që më shoqëron si bashkëudhëtare.
Përcjell jo vetëm ndjesinë personale, por edhe vërtetësinë, e cila nënvizon faktin përderisa jemi të ndryshëm kemi një pafundësi të rejash për të eksploruar dhe treguar sipas mënyrës personale.
Vjena nuk është një qytet, i cili me çdo kusht kërkon turistë të një moshe të pjekur, siç mund të paramendohet, në lidhje me nivelin historik që ajo ka.
Të paktën, sa herë e kam shkelur më është dukur edhe më e afërt me të gjitha moshat.
Vjena është art Roccoco ose Late Baroque, por është edhe bulevard Burberry apo Luis Vuitton.
Aty përshtatesh si të dëshirosh, në sintoni me çatitë e kuqe apo rrugët me kalldrëm ku trokasin në ecje rreshtor, përmes rrugësh që të çojnë nëpër qytet, patkonjë duke tërhequr karroca të mëndafshta, akoma të ngjashme të stilit Maria Tereza, Habsburg-Lorenës, jo drejt ballove, por me turistë gazmorë të këtyre kohëve moderne.
Lirika apo historitë princore të cilat nën petkun e martesave mbretërore, e fuqizuan aq shumë këtë vend, kanë mbetur aty të ngulitura në muret dhe rrugët e qytetit evropian ku Europa shënoi udhëkalimet e figurat më të shquara të pushtetit të saj.
Siç thot Gaston Shepherd “ Habsburgët kanë qenë ndërkombëtarë tepër herët dhe kombëtarë tepër vonë.”
Dinastia e të gjitha mbretërive nisi në këtë qytet, e cila edhe se larg ditëve tona, la pas një rrugë të përbaltur marifetesh perandorake, por dhe të artën familjare të Habsburgëve njëkohësisht.
Nuk ke kohë të mendohesh se ku do të shkosh për të krijuar bagazhin kulturor pasi ky qytet është metafora bujare e çdo synimi turistik sido që të jenë shijet.
Nuk ka hyrje falas, siç mund t’i gjeni nëpër muzeumet e Londrës.
Për të amortizuar çmimet ka një strategji turistike, për ata që do të qëndrojnë rreth tri ditë, e cila quhet Vienna City Card 72 h, e cila të mundëson udhëtimin nga aeroporti për në qytet dhe mjetet e transportit pa limit. Gjithashtu, përgjatë 72 orëve, në të gjitha muzeumet gëzon ulje çmimi me përqindje të ndryshme dhe falas. Po ashtu autobusin Hop on - Hop off, i cili të ofron një informacion me guidë specifike, në gjuhë të ndryshme, nëpër qytet.
Unë e shfrytëzova këtë mundësi turistike në një ditë me shi dhe nuk kishte mënyrë më të mirë për të shijuar çdo cep të Vjenës pa u bërë pre e çadrës dhe pa e patur mëndjen tek qielli me re i vjeshtës.
Në tetor-nëntor priten edhe këto surpriza kohe të paqëndrueshme, por spektakli i ngjyrave të vjeshtës është unik vërtetë unik.
Prenotimi online është mënyra më e mirë për të evituar radhën me orë të stërgjatura dhe ndonjë surprizë negative, e cila do të pengojë të futesh nëpër muzeume për arsye fluksi të madh turistik, kur nuk të premton koha.
Guida të ndryshme si online ashtu edhe në aeroport të japin mundësi të ndryshme orientimi dhe preferencash.
Nuk është vetëm Qëndra Politike e Perandorisë Austriake, e cila ende spikat në qendër të qytetit, me krenari mbretërore dhe 2600 dhomat e Pallatit Hofburg.
Shkolla spanjolle e kalërimit.
Katedrale e Shën Stefano në qendër, e cila është aq e lartë sa nuk mund ta kapësh në foto me të gjithë lartësinë që ka ose shikimi të ta mbërrthej po nuk u ule në një kënd strategjik optik. Një çati me ngjyra prej 250.000 tjegullave të ndryshme majën e së cilës e shikon nga çdo këndvështrim i qytetit.
Apo pjesa estravagante e zonës Spittelau përgjatë Daubit, vepra “ Art i rrugëve” të ideuara Zaha Hadid, me ngjyra. Aty përballesh me Fernwärme e keshtu me radhë museume, pallate, skulptura, një qytet që nuk ka fund bukurie.
Unë po ndalem në disa preferenca personale.
MUSEUMI BELVEDERE
Një mrekulli arkitektonike, me kopshte të qëndisura në çdo stinë si në një gjergjef pajësh princeshash. Më kot nuk është i shquar si një ndër ndërtesat princore më të bukurat në Europë.
Mahnitja përballë veprave të Gustav Klimt është e paevitueshme.
Tablotë e tij duken si skalitje drite mbi muret e këtij muzeumi.
Ngjyrat dhe floriri i tablosë “Puthja” 1808 të mbërrthen në një thellësi dashurie që nuk vdes kurrë!
Personifikimi i dashurisë ku dy njerëz bëhen një.
Në këtë muzeum një ndalesë përballë një pikture ka si kornizë ndalesën përballë panoramës që të lë pafrymë përtej dritareve të tij duke soditur një Vjenë bukuroshe nga larg.
Një qytet i madhërishëm ku edhe qielli i vjeshtës i gdhend kurorën mbretërore me po atë madhështi sa edhe vet elita e gjakut blu e bëri me të ndër shekuj.
Ka tabllo ku njerëzit të përcjellin me sy pastel dhe rrudha vitesh jetën.
Piktura është si një libër historie njeh stilin e veshjes, vendet, apo edhe fizionominë e njerëzve në kohë të largëta.
Ajo është vendosur pothuajse në fund të ekspozimeve ku të lë një shije tejet realiste me ato profile njerëzish, të cilët të ngulin vështrimin sikur kanë mbetur aty jo rastësisht, por të bindur që të përfaqësojnë një dëshmi përtej kohës që shkon.
Belvedere niset me “ Marie Kener Von Marilaun ose Nusja në vitet 1862” e të madhit Klimt dhe përfundon me tablonë e fytyrave të njerëzve sikur aty jeta është martuar me të bukurën për të vazhdur me rrudhat e kohës.
Belvedere të jep mundësinë e fotografisë 360 grade si brënda ashtu edhe jashtë muzeumit.
(Ndryshe nga rregullat në Pallatin Schönbrunn ku nuk mundesh të fotografosh!)
Ky pallat është ndërtuar 1714-1722 me stil Barok dhe u ngrit në lulëzimin e Habsburgve, nga princi Eugjen i Savojas kur u korrën fitore luftrash kundër Perandorisë Otomane.
TEATRI I OPERAS
Salla më e rëndësishme e muzikës lirike.
Një ndërtesë e cila ndriçon edhe natën, në qendër të Vjenës, ku do të gjeni një skenë teatri të rindërtuar pasi ajo origjinalia u shëmb nga bombardimet e Luftës së Dytë Botërore.
Megjithatë atë mbetet një skenë potenciale lirike dhe historike.
Nuk mundeni ta vizitoni pa prenotuar një vizitë grupi me ciceron që e përzgjidhni në gjuhën e përshtatshme.
Sallat e festimeve dhe ambjentet e tjera kanë mbetur po ashtu të bukura dhe me origjinalitetin e tyre arkitektonik.
Interesante historia e veshjeve që mbanin artistët në pjesët e tyre operistike të cilat ishin shumë të rënda dhe ata pasi kishin përfunduar shfaqjen humbisnin 11 kg nga e djersitura.
FILARMONIA E VJENËS
Këtu zhvillohet i famshmi koncert të cilin e ndjekim prej një jete dhe jemi aq ziliqarë në lidhje me të ftuarit, bukurinë skenike plot lule, korografitë e baletit, zonjat që e kanë fatin të jenë aty çdo vit si spektatore me fustane ballosh.
Ky teatër i muzikës është po në qendër, por në krahë të kundërt me Operan.
Salla e fjalës “ Gëzuar” nën tingujt e Danubit Blu iu pret me një tjetër sharm pasi nuk ka skenografi si për fillim viti të ri, por ka gjithsesi bukuri simbolike filarmonie.
Duhet thënë se ornamenti botanik i krijuar çdo vit në stallën e këtij koncerti madheshtor e bën edhe më të bukur atë seç është në të vërtetë. Magjia mbetet edhe në “thjeshtësinë” e përditshme të koncerteve që zhvillohen aty.
Këto janë dy vende të paevitueshme për një turist që i pëlqen muzika lirike.
Fill pas Filarmonisë në zonën antike -qendrore vetëm duke kaluar një park do të ndodheni përballë një mrekullie tjerër historiko-fetare vjeneze.
KARLSKIRCHE
Një kishë e orientuar katolike për nder të shenjtorit Italian Karlo Borromeo ( Carllo Borromeo) i cili mbronte të sëmurit nga kolera. Kisha u ngrit pikërisht në 1712-1714 pasi Vjena u prek nga kolera. U dizenjua nga Johann Bernhard Fischer Von Erlach. i cili nuk e pa pasi ndërtimi i saj zgjati 25 vjet.
Një kishë me platformë masive, shkallë të cilat të drejojnë pranë kupolës dhe prej aty shikon një ndër panoramat më të bukura të Vjenës afër me qiellin.
Një ashencor i brendshëm të jep mundësinë të ngjitesh deri në tavan e të mundesh të shikosh nga afër pikturat murale hyjnore kushtuar shënjtorit Borromeo.
HOTEL SACHER
RESTORANT PLACHUTTA
PALMENHOUS VJENA
Përzgjodha këto vende të cilat të bëjnë të shijosh specialitete të paimitueshme kuzhine dhe pastiçerie në siknron me kujtime si Princesha Sisi shëtiste.
I pari është një Hotel-Restorant - Kafe pas ndërtesës Teatri i Operas.
Atje ku ju mund të provoni të famshmin Sacher me çokollatë vjenez. Tapiceria e kuqe i jep nota romantike këtij vendi të ngrohtë dhe të rehatshëm. Provoni të krijoni një takim surprizë apo festim aty dhe do ta mbani mend për tërë jetën. Një ditëlindje do të jetë vërtetë ideale.
Plachutta është po në qendër dhe ka një guzhinë super të pasur me aromë tradite. Renditja e menusë tipike e përgatitur në enë bakri të serviret e ngrohtë dhe tejet origjinale. Ky vend vlen për një darkë vjenese tipike edhe me Gulash.
Plmenhous është ngjitur me museumin e Fluturave, pjesa ku shërbehet për ushqim apo çaj është pikërisht vendi i shëtitjeve, që bashkëshortja e Perandorit Franz- Joseph, dukesha Elisabeta (Sisi) bënte shpesh aty. Një serë mahnitëse ku serviret supa me kungull tipike dhe një guzhinë tejet e mirë dhe jo e shtrenjtë. Bankete dasmash aty janë të shpeshta pasi përballë keni një park tejet të bukur dhe jeni gjithmonë në zemër të qyteti.
SCHÖNBRUNN
Vizita në pallatin perandorak është e detyrueshme.
Janë tejet romantike ambientet brenda dhe jashtë. Pallati Schönbrunn, i famshëm për pritjet e tij, ka mbetur me të gjitha tapiceritë e ambienteve ku tablotë madhështore marrin frymë nga ngjyrat epokale dhe tavolina e Perandorisë ka mbetur e shtruar njësoj si atëherë kur Franc-Jozeph ulej përballë, gruas që adhuronte, dukeshës Elizabeta ( Sisi) ashtu i marrosur pas saj, por fjalëpak.
Mos harroni të kërkoni një Strudel por edhe një Maroniblüte të cilën e gjeni kur të shkoni të vizitoni pallatin e verdhë, ku Habsburgët kalonin stinën e verës, që kurrë nuk mund të lihet pa u parë. Në madhështorin Schönbrunn keni Landtmann’s Original me një mjedis të bukur klasik.
Ëmbëlsira e përpunuar me gështenja, për të cilën shkruaj, ishte edhe ëmbëlsira e preferuar e perandorit Franz.
Aktorja Shannen Doherty thotë se nuk "i ka larë duart" me jetën, ndërsa kanceri është përhapur në kockat e saj. "Un&e...
3,2, 1… Tirana zyrtarisht ka hyrë në periudhën më të bukur të vitit! Kthyer tashmë në traditë, sheshi &ls...
Dashi: Për një shenjë të zodiakut të prirur për t’u angazhuar me shumë gjëra njëherazi, dhe mbi të gji...