
Sipas ekspertes së njohur amerikane këto janë 3 arsyet pse ju bien vazhdimisht flokët
Rënia e flokëve është pjesë e një ekuilibri natyral, disa qime bien ndërsa të tjerët rriten, dhe ajo konsiderohet...
Shumica e njerëzve pothuajse nuk e përdorin kapakun e WC-së. Ai qëndron hapur hapur ditë e natë, kryhen nevojat personale dhe mjaftoheni vetëm duke shtypur butonin e ujit.
Por a duhet vepruar vërtet kështu?
Një hulumtim, i cili kohë më parë është bërë në Britani të Madhe, paralajmëron për këtë zakon aspak të mirë dhe thekson që uji në WC përmban potencialisht baktere të dëmshme dhe patogjene. Madje edhe pas disa shpëlarjeve, ai ujë qëndron i kontaminuar.
Nëse nuk dëshironi të keni nga këto baktere në furçën e dhëmbëve apo në peshqira, këshilla më e mirë është që pas çdo përdorimi të WC-së, të ulni kapakun.Hulumtimet kanë treguar që, kur lëshoni ujin, ai spërkat edhe objekte të tjera të cilat gjenden në banjë.
Edhe pse këtë gjë nuk e shihni me sy të lirë bakteret fillojnë të përhapen gjithandej, në furça dhëmbësh, krëhër flokësh, peshqir me të cilin fshini fytyrën, kozmetikë, shampo dhe në vaskë, si edhe në të gjitha objektet e tjera të cilat gjenden në banjën tuaj.
Herën tjetër para se ta lëshoni ujin, mos harroni të ulni kapakun. Siç thonë edhe mjekët, kapaku është i vendosur për atë qëllim, jo për estetikë.
Rënia e flokëve është pjesë e një ekuilibri natyral, disa qime bien ndërsa të tjerët rriten, dhe ajo konsiderohet...
Ndryshimet e fundit astrologjike mund të vijnë papritur për disa shenja edhe pse disa prej tyre prisnin me padurim që Marsi të pë...
Selena Gomez dhe Zayn Malik së fundmi janë parë në një restorant në Nju Jork, duke ndezur zërat për një romanc&eu...