Pjata kryesore 20 Nëntor 2022

Lulelakër në tavë

Pjata kryesore

Përbërësit: 1 kg lulelakër, 100 g djathë kaçkavall të grirë, 3 lugë gjelle me galetë, 100 g proshutë, 200 g beshamel, gjalpë, kripë dhe piper.

Përgatitja: Lani lulelakrën dhe ndajeni në pjesë të vogla.  Në një tenxhere vendosni ujin me kripë të ziejë, më pas hidhni copat e lulelakrës. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të kullojë. Merrni një tavë, lyejeni me gjalpë dhe spërkateni me bukë të grirë dhe vendosni lulelakrën. Shtoni copat e proshutës dhe më pas mbulojini me beshamel. Spërkateni sipër me djathin e grirë.  Vendosni tavën në furrë dhe e lini për 20 min në 180°C.  Tava me lulelakër në furrë është gati kur të ketë marrë sipër ngjyrë të kuqërremtë. JU BËFTË MIRË!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor