Femijet 20 Nëntor 2022

Sipas Lira Gjikës këto 3 fjali të thëna nga prindërit shqiptarë dëmtojnë fëmijët dhe i bëjnë konfuzë

Femijet

Nga LIRA GJIKA

“Mos bëj kështu se i them policit”, “E thirra doktorin që të të bëjë gjilpërën” dhe “Po bërtite vjen hajduti dhe të merr”, këto tre shprehje që të rriturit i përdorin rëndom, kur duan të “mbarojnë punë shpejt” me fëmijët e të bien rehat, janë një tjetër e keqe e mënyrës tonë si i edukojmë ata, fëmijët. Të rriturit duke filluar nga prindërit, gjyshërit, mësuesit e deri te kalimtarët në rrugë, as që e “vrasin” mendjen të dëgjojnë veten se çfarë “nxjerrin” nga goja dhe çfarë efekti bëjnë këto fjalë te fëmija kur i dëgjon.

Të rriturve as u shkon në mend që kanë barazuar dhe njehsuar tre “gjëra” që nuk barazohen dhe njehsohen. Të barazosh doktorin me hajdutin dhe policin me hajdutin, është t'i minosh fëmijës të mirën, respektin dhe përgjegjësinë.

Ky edukim i keq me modele të bëra “lëmsh” nuk mund të “prodhojë” gjë tjetër veçse të rritur konfuzë që nuk dinë të dallojnë të mirën nga e keqja dhe përgjegjësinë nga papërgjegjshmëria.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor