Kuriozitete 21 Nëntor 2022

Pse duhet të mbani livandon në shtëpi? Specialisti Ylli Merja tregon përfitimet për stresin, trurin dhe ankthin

Kuriozitete

Livando është një bimë nga e cila merret një vaj esencial i pasur, është mjaft popullore pasi ka bukuri të madhe dhe lule me aromë të këndshme. Por mbi të gjitha ka benefite tepër të mëdha në organizëm sipas specialistit Ylli Merja, për çlodhjen e trurit, stresin dhe ankthin:

“Kemi një ushqyes të mirë nervor që edhe trurin e lodhur e bënë të futet në një botë tjetër, në një botë të çlodhjes. Çdo njeri afër krevatit mund të mbajë një tufë me lulet e livandos ose vajin esencial të livandos që të pihet dhe është një qetësues shumë i mirë i gjumit. Për këtë do të ishte i mrekullueshëm çaji i livandos dhe nëse do t’ shtonim vajin e livandos do ti rriteshin vlerat dyfishë” këshilloi Ylli Mere.

Ndër benefitet e tjera që ka livando është përmirësimi që i jep lëkurës, zhdukja e akneve dhe përthithja e yndyrës. Me të mund të realizohen maska nga më të ndryshmet. Po ashtu ndihmon në infeksionet urinare.

“Propolis me rigon dhe vaji esencial i livandos do të bëjë që të kemi një fytyrë të butë dhe fëminore dhe pucrrat për 15 ditë do të eleminohen. Vajin e livandos mund ta përdorin të gjithë jo vetem për puçrrat por për të gjitha infeksionet urinare. Receta që rekomandoj është një lugë çaji mjaltë, llumin e kafes dy lugë dhe 5 pika vaj esencial livando dhe 12 pika propolis, e përziejmë dhe e vendosim në fytyrë. Kjo maskë qëndron 20 minuta dhe do të vëmë re se e ka dhënë efektin e saj”tha ai.        

Bazuar në këto rezultate, është e mundur që shijimi i një filxhani çaji livando për t'u çlodhur para gjumit mund t'ju ndihmojë të keni gjumë më të mirë./Shqiptarja.com

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor