
Sipas ekspertes së njohur amerikane këto janë 3 arsyet pse ju bien vazhdimisht flokët
Rënia e flokëve është pjesë e një ekuilibri natyral, disa qime bien ndërsa të tjerët rriten, dhe ajo konsiderohet...
Festat e fundvitit po vijnë dhe të gjitha amvisat fillojnë të mendojnë se si do ta gatuajnë gjelin e detit këtë vit apo se si do ta zbukurojnë tryezën atë mbrëmje. E mes këshillave që mund të gjeni për gatimin e gjelit, duhet të keni parasysh se nuk duhet ta lani para.
Shpëlarja e gjelit tuaj nuk do të shpëtojë nga bakteret e padëshiruara. Kjo është praktikisht e pamundur. Përkundrazi, larja e tij mund të rrisë mundësinë e përhapjes së baktereve. Kjo është për shkak se uji që spërkatet nga gjeli në sipërfaqe të tjera përhap bakteret dhe krijon një mundësi reale për kontaminim.
Rreziku i kontaminimit të tërthortë përmes larjes së shpendëve është shumë më i madh sesa futja e tij në furrë pa e larë, gjë që e bën rrezikun pothuajse zero. Kjo pasi në furrë gjeli do të piqet me 250 gradë.
Mënyra më e mirë për të hequr qafe bakteret në gjelin e detit është ta gatuani atë. Dhe sigurohuni që t'i lani duart mirë pasi ta marinoni.
Rekomandohet larja e duarve për 20 sekonda me sapun dhe ujë të ngrohtë. Nëse ndonjë sipërfaqe e kuzhinës tuaj bie në kontakt me mishin e shpendëve të pagatuar, lajini ato me ujë të nxehtë dhe me sapun. Thjesht mos e lani kurrë gjelin.
Rënia e flokëve është pjesë e një ekuilibri natyral, disa qime bien ndërsa të tjerët rriten, dhe ajo konsiderohet...
Ndryshimet e fundit astrologjike mund të vijnë papritur për disa shenja edhe pse disa prej tyre prisnin me padurim që Marsi të pë...
Selena Gomez dhe Zayn Malik së fundmi janë parë në një restorant në Nju Jork, duke ndezur zërat për një romanc&eu...