
Johnny Depp do të kthehet në “Pirates Of The Caribbean” në rolin e kapitenit Jack Sparrow, pesë vjet pas daljes së filmit të fundit. Depp, i cili luajti në të pesë filmat e mëparshëm, është thirrur nga produksioni për një xhirim provë në Mbretërinë e Bashkuar në muajin shkurt.
Burimet thanë se titulli i filmit të ri, i realizuar nga Disney, ishte “A Day At The Sea”. Sipas tyre “Johnny do të kthehet si kapiten ‘Jack Sparrow’ dhe është planifikuar të fillojë xhirimet në fillim të shkurtit në një vend sekret në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithçka është në fazat e hershme dhe ende nuk ka asnjë emër regjisori të lidhur me projektin.’”
“Johnny pritet të bëjë një xhirim provë në fillim të shkurtit përpara se prodhimi i filmit të fillojë plotësisht”, theksoi burimi.
“Të gjitha detajet e tjera po mbahen të fshehura. I gjithë projekti është i mbuluar me fshehtësi dhe Disney dëshiron të mbajë gjithçka të fshehtë sa më mirë që mundet”, tregoi më tej burimi për The Sun.
Depp, 59 vjeç, bëri debutimin e tij në rolin e kapitenit Sparrow në “The Curse Of The Black Pearl” në vitin 2003. Pesë filmat e parë fituan mbi 3.4 miliardë funte në mbarë botën dhe u raportua se Depp kishte fituar nga ata mbi 200 milionë funte. E ardhmja e tij u vu në dyshim pasi ai humbi gjyqin për shpifje kundër tabloidit britanik The Sun në nëntor të vitit 2020.