I shkurtër dhe i bukur, Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës së tyre
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Nga Lediona Braho, psikologe klinike
Disa prindër ankohen gjithë kohës “Pse nuk më ha fëmija?”. Mund të ndodhë që fëmija të refuzojë ushqime të caktuara ose të mos pëlqejë më ushqime që më parë i donte. Kjo i frustron prindërit dhe shpesh i bën të ndihen të pafuqishëm. Shumë fëmijë e refuzojnë ushqimin me raste, por për disa, refuzimi është i vazhdueshëm. Pse? Ka një numër shkaqesh që mund të shpien në refuzimin e ushqimit dhe ato mund të ndryshojnë gjatë kohës. Duke i njohur arsyet, ne shkojmë te rrënja e problemit dhe mund t’i ndihmojmë fëmijët që ata të arrijnë të ushqehen në mënyrë të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Autorët e fushës bien dakord se, janë pesë shkaqe kryesore pse fëmijët e refuzojnë ushqimin, disa prej të cilëve mund të jenë të pranishëm në të njëjtën kohë.
1. Shkaqet mjekësore
Këto kërkohen të parat kur fëmijët nuk hanë, por edhe kapërcehen më shpesh apo nuk eksplorohen sa duhet. Kur fëmijët kanë një sëmundje mjekësore (diagnozë) ose kur duket që janë sëmurë, sëmundja e prek edhe ushqyerjen e tyre. Megjithatë, ndonjëherë ka çështje më të thella. Dy nga pengesat kryesore janë: refluksi dhe konstipacioni. Këto dy probleme mëse të zakonshme për fëmijët mund ta frenojnë ngrënien. Fëmijët mund të kenë edhe probleme me stomakun, ndaj mund të nevojitet konsultimi me mjekun. Në këtë kategori, bëjnë pjesë edhe dalja e dhëmbëve dhe lodhja
2. Ndjeshmëria
Përpunimi me të gjitha shqisat luan një rol të madh në refuzimin e ushqimeve. E thjeshtë për t’u kuptuar: nëse fëmija ndien se një ushqim ka përmasa të mëdha, ai nuk e ha. Termi terapeutik që përdoret për këtë dukuri është mbrojtja taktile. Fëmija mund të ketë frikë se mos mbytet (nga pamja e ushqimit, aroma, ndjesia e prekjes ose shija e tij). Nëse fëmija ka bërë ekzaminime mjekësore, është ushqyer me tuba ose ka pësuar ndonjë lëndim në zonën e gojës ose fytit (edhe nëse ka qenë foshnjë), ai mund të ketë frikë të marrë diçka që futet nga goja dhe të jetë tejet i ndjeshëm në këtë zonë. Në ekstremin tjetër të spektrit të ndjeshmërisë, një fëmijë mund të mos jetë i aftë të dallojë ushqimet në gojë dhe mund të hajë sasi të mëdha ushqimi. Në këtë rast, fëmijët e humbasin shijen e ushqimit dhe nuk mund ta përtypin mirë atë. Ata mundet të refuzojnë kollaj disa ushqime të buta (patate të shtypura, djathë), pasi nuk mund të përtypen mirë në gojë.
3. Mekanika e gojës dhe fytit
A e përtyp dhe a e gëlltit fëmija juaj mirë ushqimin? Mund ta përjashtoni kollaj këtë arsye nëse fëmija juaj është 2.5 vjeç dhe ka kaluar me lehtësi nga gjiri te ushqimet e forta. Shenjat që fëmija mund të mos përtypet mire janë: mbytja, pasi ushqimi ka qëndruar për disa sekonda ose minuta në gojë, nxjerrja e ushqimit gjysmë të përtypur, nxjerrja e ushqimit që duket se është përtypur me vështirësi. Një shenjë tjetër është se këta fëmijë mund të kenë pasur vështirësi me ushqyerjen me gji, ashtu edhe fillimin e ushqimeve të forta. Fëmijët refuzojnë të hanë, sepse nuk dinë si ta përtypin ushqimin ose mund të kenë frikë se do të mbyten apo do ta nxjerrin atë. Ndaj, ata mund të zgjedhin një dietë të kufizuar, të cilën e dinë se mund ta menaxhojnë me lehtësi.
4. Rutina
Struktura dhe rutina e vakteve është kritike për mirëushqyerjen e fëmijëve. Shumica e fëmijëve vuajnë, sepse familjet nuk kanë një rutinë të rregullt. Kjo mund të jetë një çështje delikate për prindërit, pasi ata mund t’i kenë krijuar rutinat, të cilat nuk ndryshohen me lehtësi. Nëse ju nuk konsumoni vakte të rregullta, kushtojini vëmendje faktit sa shpesh hanë fëmijët. Nëse ju hani duke parë televizor shpesh ose e lini fëmijën të zgjedhë të hajë çfarë të dojë, rutina mund të jetë arsyeja ose pjesërisht arsyeja e refuzimit të ushqimit nga fëmija. Ka fëmijë të cilët në fillim ushqehen mirë dhe në moshën 1-2 vjeç fillojnë të shfaqin probleme. Çfarë ndodh? Zakonisht, është normale që fëmijët e vegjël të përjetojnë një stad ushqyerjeje problematik, pasi shija e tyre maturohet dhe ata fillojnë të kenë kontroll mbi jetën e tyre. Mirëpo, kur ndodh kjo, disa prindër frikësohen dhe i ndryshojnë rutinat ose nuk ruajnë më rutina. Kjo bën që fëmija të përjetojë vështirësi me ushqimin, për muaj ose vite më vonë.
5. Sjellja
Disa mendojnë se fëmijët e refuzojnë ushqimin sepse duan të sillen “keq”. Sjellja luan një rol, por shumë pak fëmijë refuzojnë të hanë për këtë arsye. Nëse do të donte të sillej “keq”, fëmija do i testonte limitet (siç i teston për gjërat e tjera), duke kërkuar llojin e ushqimit që do të donte. Për fëmijët me histori vështirësie në ushqyerje (që e zgjedhin ushqimin ose hanë sasi të pakta), sjellja është vetëm një pjesë e historisë, që ka evoluar nga njëra prej katër arsyeve të para./REVISTA PSIKOLOGJIA
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...
Gazetarja e njohur Anila Basha ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në podkast me Mira Kazhanin. Nga nisja e karrier&eu...