Turizmi / 27 Nëntor 2022, 15:09

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse doni ATMOSFERÉ KRISHTLINDJESH

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse

Atmosfera e Krishtlindjes po fillon të ndihet kudo, por askund më mirë se në markatat festive nuk mund të përjetohet më bukur. Markata apo tregu i parë i Krishtlindjes u hap në dhjetor të vitit 1298 në Vjenë, e më pas përgjatë shekujve, kjo traditë u përhap në të gjithë botën.
Nga Gjermania, në Zvicër, në Nju-Jork, është e vështirë të vendosësh se cili është destinacioni më perfekt për të festuar. Disa prej këtyre markatave janë bërë aq të famshme, saqë janë shndërruar në atraksione turistike më vete.
Gjatë viteve të fundit, një numër tregjesh të njohura festive u detyruan të anulojnë festimet për shkak të pandemisë Covid-19, por këtë vit po rikthehen. Fotot e mëposhtme ju tregojnë disa prej tregjeve më të mira të Krishtlindjeve në mbarë botën për vitin 2022:

1.Tregu i Krishtlindjeve në Bazel, Zvicër:

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse

Ky treg klasik është i ndarë në dy seksione të ndryshme: Barfüsserplatz dhe Münsterplatz. Përbëhet nga gati 200 tezga të dekoruara që shesin erëza, dekorime dhe qirinj.

2.Tregu i Krishtlindjeve në Strasburg, Francë: Që nga viti 1570, ky treg ndriçon qytetin çdo vit, me mijëra drita vezulluese dhe stoli festive.

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse

3.Wiener Christkindlmarkt, Austri: Mund të ketë rreth 20 tregje të Krishtlindjeve në kryeqytetin austriak, por tregu kryesor vjenez është një nga ngjarjet më të vjetra dhe më tradicionale të qytetit.

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse

Spektakli magjik i këtij tregu austriak ofron mbi 150 shtëpiza që shesin ëmbëlsira të shijshme dhe dekorime e dhurata për Krishtlindje

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse

4.Mrekullitë e Dimrit të Brukselit, Belgjikë: Një shfaqje me drita, patinazh në akull dhe shëtitjet në panair janë vetëm disa nga aktivitetet që mund të bëni në këtë markatë ekstravagante.

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse

Turistët në Bruksel gjithashtu mund të vizitojnë shtëpitë e shumta që shërbejnë glühwein, birra belge dhe të gjitha llojet e ushqimeve

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse

5.Tregu i Krishtlindjeve Wenceslas, Pragë: Vizitorët mund të marrin dhurata të bëra në mënyrë artizanale dhe ushqime të vendasve si klobása (sallam çek)

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse

Tregu i Krishtlindjeve i Sheshit të Qytetit të Vjetër, Pragë: Tregu festiv në Sheshin e Vjetër të qytetit ofron argëtim pafund, si shfaqje live, shfaqje kërcimi dhe një spektakël dritash

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse

6. Piazza Santa Croce, Firence: Gjëja më e mirë në lidhje me këtë treg përrallor, është padyshim sfondi i bukur i ofruar nga bazilika françeskane e Santa Croce

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse

Panairi tradicional i Firences transportohet çdo vit nga Gjermania në Firence

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse

7.Zagreb, Kroaci: Kryeqyteti kroat është votuar si "destinacioni më i mirë i tregut të Krishtlindjeve" në sondazhin online të portalit "European Best Destinations" për disa vite me radhë.

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse

8.Krishtlindjet në Tivoli, Danimarkë: Ky park argëtues është një vend i veçantë për t'u vizituar gjatë gjithë vitit, por është edhe më tërheqës në Krishtlindje.

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse

Markatat në Danimarkë janë të mbushura me mijëra drita dhe vendi më i bukur mbetet shpella e Babadimrit

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse

9.Tregu i Krishtlindjeve në Talin, Estoni: Me bazë në sheshin Town Hall të Talinit, karuselet dhe një shpellë dimërore janë disa nga atraksionet kryesore në ngjarjen vjetore dimërore të kryeqytetit estonez.

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse

Kuzhina tradicionale estoneze, buka e bërë vetë dhe punimet artizanale shiten në tezgat e shumta festive.

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse

10.Tregu i Krishtlindjeve Skansen, Stokholm: I vendosur në ishullin Djurgarden në muzeun më të vjetër të hapur në botë, Skansen është padyshim panairi dimëror më tradicional në Suedi

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse

11.Tuomaan Markkinat, Helsinki: I mbajtur në sheshin e Senatit të Helsinkit, Tuomaan Markkinat është një treg i mrekullueshëm skandinav, me një karusel klasik si pjesë e tij qendrore,së bashku me dhjetëra tezga që shesin delikatesa tradicionale të Krishtlindjeve dhe punime artizanale finlandeze.

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse

12.Gendarmenmarkt, Gjermani: Me bazë midis Franzosischer Dom dhe Deutscher Dom, Gendarmenmarkt është një labirint kasollesh prej druri, ku shitet verë e ngrohtë, bukë xhenxhefili dhe dhurata unike për Krishtlindje

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse

Fira de Santa Llucia: Që nga viti 1786, ky treg është shndërruar nga një ngjarje njëditore për të përkujtuar ditën e festës së Santa Llucia, e cila bie më 13 dhjetor, në një panair trejavor.

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse

Tregu i zhurmshëm, i mbajtur jashtë Katedrales së Barcelonës, është i ndarë në katër seksione, plot me bimë dhe zbukurime artizanale

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse

13.  Christkindlesmarkt, Nuremberg, Gjermani: Ky treg festiv ka ekzistuar që nga shekulli i 16-të, duke tërhequr rreth dy milionë njerëz çdo vit.

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse

14.Fshati i Dimrit Distillery, Toronto: I njohur më parë si Tregu i Krishtlindjeve në Toronto, kjo ngjarje vjetore është e mbushur me kabina tregtare dhe shitës ushqimesh. Shijoni një kek me xhenxhefil dhe shkrepni një fotografi në pemën 50 metra të lartë të Krishtlindjes.

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse

15.Fshati dimëror në Bryant Park, Nju-Jork: Me kioska të shumta dhe një shesh patinazhi 17.000 metra katrorë në natyrë, ky treg i njohur ofron një pamje të mrekullueshme, duke dhuruar atmosferën magjike të Krishtlindjes.

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse

Markata në Nju-Jork ka një numër të madh restorantesh dhe vende ku pihet birrë e kokteje të ndryshme

Disa i kemi kaq afër, këto destinacione janë perfekte nëse

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Horoskop