
A e dini pse qafa plaket më shpejt se fytyra? Ja faktorët që ndikojnë dhe si t'i ndalojmë rrudhat
Regjisorja dhe shkrimtarja amerikane Nora Ephron dikur shkroi: “Fytyrat tona janë gënjeshtra, qafat tona janë e vërteta”. Dhe...
Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit të burrave për kancerin e prostatës, por fushatat sensibilizuese mungojnë në krahasim me tetorin që i kushtohet kancerit të gjirit tek gratë. Kanceri i prostatës tek meshkujt është sëmundja e dytë më e përhapur pas kancerit pulmonar dhe rezulton një nga sëmundjet më agresive pasi metastazat përhapen me shpejtësi. Simptomat fillestare shpeshherë mungojnë, duke u shfaqur në fazë të avancuar. Report Tv bisedoi me mjekun Anton Ndoj, kirurg neurolog në Spitalin Rajonal të Durrësit.
“Është sëmundja e dytë më e përhapur tek meshkujt. Faktorë janë mosha intetiteti dhe predispozicioni gjenetik. “Shfaqet pas moshës 50-vjecare dhe më e shpeshtë pas të 60-tave. Është sëmundje asimptomatike, fillon dhe jep shenjat e para klinike me hemoragji”, tha kirurgu urolog, Anton Ndoj.
Më të prekur janë meshkujt e moshës së tretë për shkak të ndryshimeve hormonale, por nuk mungojnë as rastet sporadike nën të pesëdhjetat. Shefi i Urologjisë, Anton Ndoj tha se diagnoza vendoset përmes analizave dhe biopsisë, ndërsa trajtimi kryhet në spitalin e Durrësit.
“Për trajtimin e kancerit të prostatës, sa më herët të kapet, aq më mirë, për trajtim përdoret kirurgjia, dhe në varësi të vlerave të PSA trajtimi mund të bëhet me citostatike të ndryshëm”, u shpreh dr. Ndoj, i cili drejton pavionin e Urologjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Për zbulimin e hershëm të kancerit në prostatë ekzistojnë dy metoda: Shqyrtimi daktilik i prostatës ose siç quhet ndryshe “ekzaminimi rektal digital” dhe përcaktimi i vlerës së PSA në gjak, analizë që kryhet me rekomandimine mjekut. Por në vendin tonë meshkujt nuk kryejnë ekzaminime të hershme, ndaj kërkohet më shumë ndërgjegjësim për të parandaluar fatalitetin.
Burimi: Shqiptarja.com
Regjisorja dhe shkrimtarja amerikane Nora Ephron dikur shkroi: “Fytyrat tona janë gënjeshtra, qafat tona janë e vërteta”. Dhe...
Brad Pitt shfaqet pa këmishë në trajlerin e filmit të tij të ri, të titulluar “F1 “. Aktori fitues i çmimit O...
Eleganca dhe magjia e baletit klasik të transformuar mbi akull është gati të mbërrijë në kryeqytet. Më 14 shkurt...