Marredhenia ne çift 28 Nëntor 2022

Këto janë arsyet pse çiftet rekomandojnë të bëni më shumë seks gjatë dimrit krahasuar me stinët e tjera

Marredhenia ne çift

Ashtu siç ndryshon humori nga njëra ditë në tjetrën, për një arsye a një tjetër, ndryshon edhe jeta seksuale. Në fakt, shumë ekspertë thonë se çiftet tentojnë të kenë jetë seksuale më aktive gjatë dimrit se sa gjatë muajve të tjerë të vitit. “Gjatë muajve të dimrit, ti kalon më shumë kohë me partnerin dhe përgjithësisht dëshira për seks është shenjë e një marrëdhënieje më të fortë: femrat tregojnë se janë të prirura të ndihen më afër emocionalisht me partnerët e tyre gjatë kësaj periudhe dhe e ndiejnë veten më tërheqëse në sytë e tyre”,¬ shpjegon psikoterapistja Kelley Kitley.

Por përveç përfitimeve bazike të jetës seksuale, cilat janë gjërat pozitive të seksit gjatë periudhës së dimrit? Ekspertët zbulojnë pse duhet të bësh më shumë seks gjatë dimrit. Rrit nivelin e endorfinës Nëse vuan nga ndonjë sëmundje sezonale, simptoma depresive pa arsye, dhimbje koke, nervozizëm, mungesë interesi në përgjithësi për gjërat që dikur të kanë pëlqyer, duke fjetur më shumë, i bën ato më të theksuara. “Ndërsa seksi këtu është si një kurë më vete, sepse çliron ositoksinën, e cila provokon ndjenjën e kënaqësisë dhe i jep trupit më shumë frymëmarrje, largon dhimbjet artikulare e muskulore, dhimbjen e kokës, debulesën, nervozizmin etj.” – thotë Kitley

Rrit imunitetin

Ndërsa një orgazmë nuk mund të zëvendësojë simptomat e gripit, ajo ndihmon sistemin imunitar për të mos u prekur aq lehtë nga sëmundjet dhe virozat e stinës. Dr. Jessica O’Reilly thotë se seksi ndihmon sistemin imunitar. Sipas një studimi, nivelet e pështymës të imunoglobulinës A (e cila ndikon në shmangien e të ftohtit dhe gripit) janë shumë më të larta në çiftet që bëjnë seks të paktën tri herë në javë.

Ul nivelet e stresit

Kur temperaturat e ulëta dhe dimri në përgjithësi krijojnë stres, seksi mund të ndihmojë për të të qetësuar nervat, shkruan revista class. Studimet tregojnë se seksi mund të qetësojë sistemin nervor dhe të gjithë ata që bëjnë seks para një angazhimi publik, janë më të aftë për të menaxhuar stresin dhe për të qenë më të relaksuar!

Ndihmon për të fjetur më mirë

Kur ajri është i thatë gjatë dimrit, mund ta gjesh veten në mëngjes me dhimbje fyti, hundë të bllokuara etj., ose nëse të duhet shumë kohë për t’u ngrohur që të të zërë gjumi, mbajtja e syve mbyllur nuk është gjithmonë zgjidhja e suksesshme dhe nga dhjetori deri në mars mund të jetë e vështirë. O’Reilly thotë se pas një akti seksual, truri lëshon kimikate që nxisin dremitjen si serotonina dhe opioids, të cilat të bëjnë të ndihesh më e relaksuar dhe e përgjumur.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor