Sulm terrorist në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit (Video)
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në aeroportin Charles de Gaulle të Francës, si pasojë e një sulmi të organizuar...
Kompania suedeze e modës H&M po përgatit hapjen e dyqanit të saj të parë në Shqipëri, gjatë pranverës së vitit 2023. Hapja e shumëpritur do të inaugurojë një hapësirë prej 2.181 m² në qendrën tregtare më të famshme në vend, Tirana East Gate, ku blerjet shndërrohen në një përvojë unike për klientët.
“Jemi shumë të lumtur t’ju njoftojmë se H&M po zgjeron aktivitetin e saj në rajonin e Ballkanit me hapjen e dyqanit më të ri në një prej qendrave tregtare më të mëdha në Shqipëri.
Së shpejti të gjithë entuziastët e apasionuar pas stilit dhe modës do të kenë mundësi të përjetojnë një përvojë unike blerjeje që vlerëson diversitetin, qëndrueshmërinë dhe natyrën. Qëllimi ynë është t’i frymëzojmë njerëzit në zbulimin e vazhdueshëm të stilit të tyre” shprehet Thomas Estrany, menaxheri i shitjeve të rajonit për H&M.
Dyqani H&M në Tiranë do të ofrojë një gamë të gjerë stilesh nga tendencat më të fundit, te klasikja e përjetshme duke vënë fokusin te materialet cilësore me çmime konkurruese.
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në aeroportin Charles de Gaulle të Francës, si pasojë e një sulmi të organizuar...
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Pashka (ose edhe Pashkët) është festa (e kremtja) më e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave t&eum...