Tendencat e fundit te modes 2 Dhjetor 2022

Si të vishemi gjatë dhjetorit? 5 veshje për të përballuar me stil stinën e ftohtë

Tendencat e fundit te modes

Krishtlindjet po afrohen, koha sa po vjen dhe po ftohet ndërsa ditët janë mjaft të shkurtra. Sezoni i ftohtë që hapet zyrtarisht me muajin dhjetor është një nga sprovat fizike dhe mendore që njeriu kalon. Koha që kërkon për t'u relaksuar dhe përpjekjet për tryezën e Krishtlindjeve apo Vitit të Ri, nuk ju lënë shumë kohë për të menduar për veshjen. Prandaj për t'i "mbijetuar" me stil nuancave të para të dimrit 2022/2023, gjithçka që mbetet është të kuptosh qartë gjërat e domosdoshme, tendencat dhe kombinimet e momentit.

Më poshtë ju tregojmë idetë e veshjeve të Dhjetorit 2022 që përfaqësojnë përzierjen e duhur për të eksperimentuar pa stres, çdo ditë, para dhe gjatë festave. Për një gardërobë gjithmonë të përditësuar që nuk heq dorë nga eleganca:

"Vajzë e çuditshme por elegante"


Nuk ka asgjë më trendi për momentin sesa estetika e vajzës së çuditshme. Për çfarë bëhet fjalë? Përzierje motivesh dhe printesh, aksesorë kitsch dhe pallto nostalgjike me gëzof artificial. Kombinuar me çizmet me majë katrore dhe një kordon flokësh shumë vajzëror. Si t'i kombinoni ato për të qenë në hap me kohën? Mjafton t'i largoni nga konteksti për të krijuar një miks elegant, aspak të “çuditshëm”, përkundrazi, elegant.

Xhupi i shkurtër

Nuk kishte si të mungonte edhe këtë dhjetor, rikthimi i xhupit ose xhaketës të shkurtër. Një pjesë që nuk mund të mungojë në veshjen e 2022-ës, as në qytet: sigurisht që veshja e saj me elegancë përbën më shumë se disa probleme. Pamja për t'u kopjuar e plotë dhe em stil, është veshja totalisht e zezë, me një pulovër ose golf pas trupit , pantallona casual dhe mund të kombinohen bukur me bizhuteri ari. Xhupi i shkurtër i  2022/2023 është tepër i madh dhe i shkurtër, më elegant se zakonisht. Gjithashtu mund të eksperimentoni me ngjyra për kontrast.

E domosdoshme: pulovra e kuqe

Nevojitet një prekje festive në dhjetor. Për t'u përfshirë bashkë me look-un për drekë me të afërmit apo për të eksperimentuar edhe më herët, në zyrë dhe në fundjavë, nuk duhet të mungojë pulovra e kuqe. Nuanca këtë sezon është absolutisht në trend, ndaj nuk ka rrezik të dukeni jashtë stilit.. Mënyra më origjinale për ta kombinuar: një palë pantallona me kuadrata dhe këpucë lëkure.

Një ide për rrobat poshtë xhaketës: jakë mbi jakë


Gjatë dimrit rrobat poshtë xhaketës janë të rëndësishme. Por pikërisht kur menduam se kishim provuar gjithçka për të mbajtur ngrohtë pa sakrifikuar magjepsjen, vjen një tendencë mjaft moderne: triko mbi triko. Për të qenë të saktë, dy jakë  njëra mbi tjetrën, të cilat ndryshojnë në lartësi, peshë dhe strukturë. Një pulovër e thurur ose e punuar në jakë të hollë prej leshi, për shembull, në nuanca të ndryshme. Baza e zezë është pikënisja perfekte për këdo që ka dëshirën dhe kohën për të eksperimentuar.

Kombinimi i ngjyrave: borë e bardhë + bezhë


Ngjyra e bardhë dhe bezhë, janë kombinimi perfekt për sukses. Kombinimi është perfekt edhe nëse e kufizoni veten vetëm në këtë veshje. Sidomos për ato që duan të ruajnë imazhin , një pallto tradicionale në ngjyrë biskote, si ëmbëlsira e stinës; perfekte me fundin e butë dhe pamjen e sipërme në ngjyrë borë të bardhë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor