Astroliving / 2 Dhjetor 2020, 14:18

Horoskopi i muajit dhjetor: PESHORJA dhe AKREPI

Horoskopi i muajit dhjetor: PESHORJA dhe AKREPI

Nga PAOLO FOX

PESHORJA: Pak e nga pak po shfaqen mundësitë e reja. Më datë 19, Saturni s’do të jetë më armiqësor. Pas dy muajve me investime të rëndësishme dhe me ambicie profesionale, më në fund do të merrni atë që dëshironi. Sipërmarrësit ose të vetëpunësuarit që vjet në këtë periudhë kaluan një krizë të madhe, tani shohin një perspektivë të re. Punonjësit që kanë pasur probleme në aspektin profesional do të kenë më shumë siguri. Më në fund ka ardhur çasti të mblidhni frytet e mundit tuaj, por mundohuni të mos mendoni vetëm për punën dhe detyrimet. Ndonëse çështjet profesionale ju marrin shumë kohë, është e rëndësishme t’i kushtoni kohë vetes dhe familjes, sidomos pas datës 20. Datat 22 dhe 23 janë të mbushura me pasiguri dhe dyshime, por do të jenë kalimtare.

Shtohet besimi në dashuri. Ata që kanë mbyllur një histori, tani do të kenë një shpresë të re. Nëse shtyni prej kohësh një bashkëjetesë, mund ta mendoni deri në fund të vitit tjetër, pasi keni kohë të kthjelloheni për gjithçka që ishte errësuar gjatë dy vjetëve të fundit. Pas datës 15, ndikimi i Venusit do të jetë shumë interesant. Do të jetë fazë e favorshme edhe për ata që duan të bëjnë fëmijë. Gjithsesi, edhe ata që duan të jetojnë dashuri kalimtare, pa u lidhur përjetë, do të jenë të favorizuar. Gjatë Vitit të Ri duhet të qëndroni në shtëpi dhe të mos e teproni, pasi duhet të rifitoni energji dhe të mendoni për ato që duhen bërë vitin tjetër. Më në fund, tani do të buzëqeshni dhe madje mund të kapërceni edhe një problem të vogël shëndetësor. Duhet të shmangni disa shpërqendrime në datat 21 dhe 31. Mundohuni të ruani sa më shumë qetësinë, të merrni fuqi. Ka ardhur momenti të merrni sërish në dorë jetën tuaj. Do të keni sukses personal që do t’jua shtojë vetëvlerësimin, ndaj mos kini frikë!

AKREPI: Ata që kanë ndryshuar punë ose shef, janë përballur me njerëz të dyshimtë ose jo besnikë. Ata që deri më sot kanë ruajtur një ekuilibër, duhet të bëjnë kujdes, sepse edhe durimi e ka një kufi. Ju e dini mjaft mirë këtë. Më datë 19 mos iu kundërvini askujt, pasi nga tani nis një periudhë në të cilën mund të revolucionarizoni jetën tuaj profesionale. Do të bëni gjëra të rëndësishme, por edhe do t’u jepni fund marrëdhënieve me njerëz ose situata që nuk ju pëlqejnë më. Bëni kujdes me paratë, vetëm nëse keni fatin që ju ndihmon familja. Do të lindë nevoja për një shtëpi të re, të shpenzoni më shumë, ose ndoshta edhe të afroheni me zyrën. Mund t’ju duhet edhe të ndryshoni qytet. Do të merrni propozime që duhet t’i vlerësoni mirë më datë 14.

Duhet t’u krijoni hapësirë ndjenjave, sidomos për të ekuilibruar stresin e tepërt nga puna. Dhjetori shpalos emocione të vërteta, sidomos për çiftet që kanë mundësi të krijojnë një të ardhme të rëndësishme së bashku. Mundohuni të sqaroheni nëse keni pasur diskutime për arsye ekonomike. Janë më të zjarrta lidhjet e krijuara së fundmi, sidomos deri më datë 15. Por mund t’ju bëjnë edhe një propozim dashurie rreth datës 20. Kush është ndarë së fundmi, mund të krijojë një lidhje të re, me më shumë besim për të ardhmen. Keni të drejtë të keni një jetë të qetë, ndonëse mendoni se keni pasur jetë më të vështirë se të tjerët. A është vërtet kështu? Ndoshta sepse jeni kryelartë dhe nuk harroni lehë. Nuk gjeni qetësi, pasi mendoni gjithmonë për të ardhmen dhe doni të përmirësoni situatën profesionale dhe atë ekonomike. Gjithsesi, nga këndvështrimi fizik është mirë të largoni çdo lloj lodhjeje. Viti i Ri këtë vit është më i favorshëm se Krishtlindja, ndaj parashikohet shumë argëtim dhe qetësi. Viti 2021 parashikohet me zgjedhje të rëndësishme, por edhe me shumë punë dhe angazhime, ndaj duhet të filloni që tani të kurseni energji.

Horoskop