Familja 2 Dhjetor 2022

Pse brezat e vjetër i kritikojnë gjithmonë të rinjtë, çfarë tregon në fakt "lufta" për të nënçmuar rininë

Familja

Të rinjtë shpesh stereotipizohen si dembelë, ose të fiksuar pas vetes më shumë sesa pas punës dhe ky perceptim është prej shekujsh. Por a ka diçka të vërtetë këtu?Brezat e rinj vazhdimisht janë trajtuar si disi më të dobët, më pak punëtorë ose më pak elastikë se homologët e tyre më të vjetër. Ky nuk është një fenomen i ri, në fund të fundit, edhe vetë prindërit janë ankuar për “fëmijët e ditëve moderne” për dekada me radhë.

Një nga komentet më të shpeshta që vihet re në përditshmëri por edhe në rrjetet sociale është fakti se të rinjtë sot nuk janë të përgatitur të bëjnë të njëjtat sakrifica që bënin brezat e vjetër, ose nuk janë aq të zotët sa prindërit apo gjyshërit e tyre dikur.

Megjithatë, ekspertët besojnë gjithashtu se Baby Boomers (të lindur afërsisht midis 1946 dhe 1964) dhe Gen X ( të lindur midis 1965 dhe 1980) mund të gjykojnë brezat që i pasojnë ata shumë ashpër dhe duke i matur ato me standarde të kohës së tyre. Konteksti i brezave mund të jetë çelësi për ngushtimin e ndarjeve midis dekadave – megjithatë, shikimi nga lart ndaj të rinjve është një instinkt i lindur prej kohësh, saqë mund të jetë e pamundur të zhbëhet.

“Tendenca e të rriturve për të nënçmuar karakterin e rinisë ka ndodhur me shekuj”, thotë Peter O’Connor, profesor i menaxhimit në Institutin e Teknologjisë në Queensland, Australi. Ai thekson se stereotipi mbetet i gjallë dhe i mirëfilltë, me hulumtimet që tregojnë se mijëra amerikanë besojnë se fëmijëve në ditët e sotme u mungojnë cilësitë pozitive që pjesëmarrësit i lidhin me gjeneratat e vjetra.

Në vitin 2017, manjati australian i pasurive të paluajtshme Tim Gurner u shpreh se të rinjtë shpenzojnë shumë para për bukë me avokado në vend që të blejnë një shtëpi dhe kjo shprehje vazhdon që të jetë goditëse edhe sot.

Po ashtu të vjetrit vënë në dukje faktin se Gen Z janë brezi më i dëshpëruar dhe më me ankth si shenjë e mungesës së tyre të qëndrueshmërisë./Marre nga EuronewsAlbania

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor