Pjata kryesore 3 Dhjetor 2022

Supë kremoze me karota e xhenxhefil

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Linda Fishta

Përbërësit për 4 persona: 600 g karota, 1 qepë e kuqe, 1 thelb hudhër e vogël, 1 lugë e vogël qimnoni jo e mbushur plot, 1/2 lugë e vogël shafran, jo e mbushur plot, 1 copë e vogël xhenxhefil i freskët, i grirë me rende (mjafton 1 cm), 1 litër lëng perimesh i valuar, 1 kuti qumësht kokosi, kripë e piper dhe vaj ulliri, majdanoz.

Përgatitja: Në një tenxhere me pak vaj ulliri, skuqim qepën të grirë imët bashkë me hudhrën dhe xhenxhefilin. Shtojmë karotat të prera në kubikë të vegjël, qimnonin dhe shafranin. I përziejmë me lugë druri dhe i lëmë në zjarr që të marrin aromat e njëra-tjetrës për 1 minutë. Shtojmë lëngun e perimeve të valuar dhe vazhdojmë zierjen e tyre me flakë të mesme, gati të ulët (për 30 minuta ose derisa të shohim që karotat janë zbutur), me kapakun përgjysmë që të mos derdhet. E heqim nga zjarri, grijmë me blender të gjithë masën dhe shtojmë qumështin e kokosit dhe lëng të valuar nëse ka nevojë. E shërbejmë të vakët, me majdanoz të grirë sipër.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor