News / 3 Dhjetor 2022, 15:22

Më elegante se kurrë, Kate Middleton tërheq vëmendjen e amerikanëve dhe na konfirmon se është ajo mbretëresha e vetme e stilit

Më elegante se kurrë, Kate Middleton tërheq vëmendjen e

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, i ka lënë të gjithë pa fjalë mbrëmjen e djeshme gjatë ceremonisë "Earthshot 2022", pjesë e turit të çiftit mbretëror në  Boston, SHBA. E veshur me një fustan Solace London "Sabina" me mëngë të gjata, 40-vjeçarja dukej më rrëzëllitëse se kurrë dhe brohoritjet e grupit të fansave, mbledhur jashtë ambienteve të "GM Music Hall", e konfirmuan këtë gjë.

Më elegante se kurrë, Kate Middleton tërheq vëmendjen e

Por, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte bizhuteria e njohur që ajo mbante në qafë, gjerdani me smerald dhe diamante që princesha Diana e vendoste shpesh. Ky gjerdan ka një histori të gjatë nga pas, që daton prej vitit 1911, kur u përdor për herë nga gjyshja e Elizabeth, mbretëresha e ndjerë Mary of Teck.

Më elegante se kurrë, Kate Middleton tërheq vëmendjen e

Ndryshe nga paraqitjet e mëparshme, Kate dhe William u shfaqën të kapur prej dore, gjë që është shumë e pazakontë për ta dhe në fakt përbën edhe thyerje të protokollit mbretëror.

Më elegante se kurrë, Kate Middleton tërheq vëmendjen e

Sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, çifti i dukëve dëshironte të jepte përmes tyre mesazhin që janë më të bashkuar e më të fortë se asnjëherë më parë. Një mesazh ndoshta i rëndësishëm për t'u dhënë në prag të publikimit të dokumentarit të Princit Harry dhe Meghan Markle që mund të hapë shumë debate në monarki e jo vetëm. 

 

Horoskop