Keshilla bukurie 5 Dhjetor 2022

Look-u festiv sipas Irina Shayk, ky është makeup-i perfekt për festat e fundvitit

Keshilla bukurie

Flokë të stilit Botticelli, sytë e lyer me shkëlqim ndërsa buzëkuqi kafe i errët. Irina Shayk ka mahnitur së fundmi  me këtë look bukurie surprizë , i cili është kthyer menjëherë trendi numër një për festat e fundit të 2022.

Në eventin “Forces for Change Gala” të organizuar nga Vogue British, supermodelja ruse u prezantua me fustanin Alaïa me efekt rrjetë, një veshje që nuk është për të gjithë, por e kombinuar me një look perfekt bukurie për sezonin e festave. Gjëja e parë që bien në sy janë flokët kaçurrela, në një nuancë ngjyrë gështenjë të errët që shkon bukur me grimin e fytyrës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Charlotte Tilbury, MBE (@charlottetilbury)

Buzëkuqi kafe i errët

I gjithanshëm dhe i përshtatshëm për çdo lloj toni të fytyrës, i errët por i aftë për të ngrohur pamjen në maksimum, buzëkuqi ngjyrë kafe është kthyer prej kohësh në qendër të vëmendjes falë valës së gjatë të rikthimit të modës së viteve '90. I dashur nga ikonat më avangarde të bukurisë si motrat Hadid, JLo dhe Rita Ora, për ish-engjëllin e Victoria's Secret tani vjen në një teksturë kremoze pa e ekzagjeruar me efektin e shkëlqimit.  Shkëlqimi në këtë grim është fokusuar vetëm në zonën e sye.

Efekti i shkëlqimit tek sytë për t'u dukur më "klas"
Sytë blu të akullt të partneres së Bradley Cooper janë grimuar vetëm me një rimel të zi, kapakët e syve me shkëlqim, një efekt minimal që bëhet ultra i rafinuar me vetullat e trasha në të njëjtën ngjyrë si flokët.

Rimeli që nuk bie në sy është në harmoni të plotë me shkëlqim, i cili i jep intensitet hipnotik syve.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor