Ëmbëlsira 6 Dhjetor 2022

Thjesht dhe shpejt, ja si të bëni mafishe të mira njëlloj si pastiçierët

Ëmbëlsira

Gatime Shqiptare

Përbërësit: 4 të bardha vezësh,1/2 filxhan çaji me sheqer të bardhë dhe 1/2 filxhan çaji sheqer pluhur vaniljeje.

Përgatitja: Vendosim të bardhat e vezëve (të ruajtura në temperaturë ambienti) në një enë të madhe qelqi dhe i rrahim me mikser derisa të bëhet shkumë e bardhë, por jo e rrahur fort. Shtojmë më pas sheqerin e bardhë dhe vazhdojmë punimin me mikser derisa të realizojmë një marengë të fortë. Sitim sheqerin pluhur së bashku me vaniljen dhe e shtojmë tek marenga gradualisht duke e trazuar me një spatul me kujdes që mos të na pritet shkuma. Shtrojmë letër pjekjeje në një tavë të madhe dhe hedhim mafishet me lugë ose me një qese pastiçerie. E vendosim tavën në furrën e parangrohur në 100 gradë dhe i lëmë mafishet të piqen për gati 1 orë e 30 minuta. Ju bëftë mirë!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor