Parfumet 6 Dhjetor 2022

Mirëprisni festat me "Acqua di Parma", këto produkte janë dhuratat ideale që meritoni të keni këtë fundvit

Parfumet

Një festival mrekullish i pasuruar me mjeshtërinë më befasuese të koleksionit të sezonit të festave të “Acqua di Parma.”

Një ambalazh i çmuar fiorentin, i realizuar me teknikën e mermerizimit dekorativ, që i jep gjallëri gjithë koleksionit me një shumëllojshmëri ngjyrash dhe dritash për një sezon të gëzueshëm festash.

Zbukurime shumëngjyrëshe, magjia e dritave dhe lumturia e të festuarit së bashku. “Acqua di Parma”, koleksioni i sezonit festiv shkëlqen me një sharm të ri. Një shpërthim ngjyrash, një festë mrekullish do të shpaloset në shtëpinë tuaj teksa merr jetë magjia e punimit artizanal të realizuar nga zejtaria tradicionale italiane: qirinj, aromatizues dhe parfume të zbukuruara me karton të printuar, të krijuar me teknikën e mermerizimit dekorativ, një art që tregon historinë e hershme të mjeshtërisë të trashëguar brez pas brezi.

Përmes nuancave shumëngjyrëshe të paletës së një piktori, koleksioni i sezonit të festave merr jetë me produkte ekskluzive dhe pasurohet me përvoja të reja aromatike për një sezon që ngroh zemrën dhe shndrit festat. Marka e pagabueshme e “Acqua di Parma” është e verdha, bluja e Mesdheut dhe e gjelbra e pyllit. Mbi to shtohen nuancat elegante të së zezës, të së kuqes me fuqinë e saj ngrohëse dhe gjallëruese dhe në fund ngjyra e artë, një nuancë për të ndezur një festë të paharrueshme. Këto ngjyra përfaqësojnë sezonin e ri festiv për një kremtim që do të spërkatë përreth mrekullinë e një tradite autentike.

KOLEKSIONI I DHURATAVE FESTIVE PER SHTEPINE

Magjia italiane përhapet në ajër nga tri aroma të reja për shtëpinë krijuar me sasi të kufizuar nga “Acqua di Parma” për një festival të vërtetë mrekullish. Hapësirat e zbukuruara, të pasura në ngjyra dhe dhurata janë gati të mirëpresin të ftuarit tuaj të shtrenjtë për të festuar momentin të më të bukur dhe më të ngrohtë të vitit kur mblidhemi të gjithë së bashku. Tryezat janë shtruar me ëmbëlsira tipike festash, zbukurimet e Krishtlindjes gjallërojnë shtëpitë dhe vatra e zjarrit ofron një ngrohtësi çlodhëse. Sezoni i pushimeve pasurohet me qirinjtë dhe aromatizuesit e rinj “Panettone”, “Bosco” dhe “Magia del Camino”. Këto aroma të reja emocionuese janë zbukuruar për sezonin festiv falë ambalazhimit me letër të trajtuar me teknikën e hershme të mermerizimit të zbatuar në paketime, dhe ne produkte. Këto produkte ekskluzive janë prodhuar posaçërisht për koleksionin e festave të “Acqua di Parma”.

Nuancat e verdha karakterizojnë linjën e Panetones, e gjelbra e pyllit i kushtohet produkteve “Bosco” ndërsa nuancat e ngrohta të së kuqes të kujtojnë një zjarr bubulak në disenjimin e “Magia del Camino”-s.

PANETTONE

Një kënaqësi për syrin, për shijen dhe nuhatjen me një aromë të frymëzuar nga keku i mrekullueshëm i krishtlindjeve të traditës milaneze të pëlqyer në mbarë botën. Një aromë që zgjon kujtime festive të ndërthurura me aromën diellore të “Acqua di Parma” dhe atë të agrumeve të “Frutti d’Oro” me sasi të parezistueshme të vaniljes dhe frutave të karamelizuara.

BOSCO

Aroma magjepsëse e bredhave dhe e nuancave të gjelbra të halave të pishës, ndërthuren me freskinë ripërtëritëse të eukaliptit, ndërkohë që prania e theksuar e karafilit i shton njëfarë ngrohtësie. Atmosfera e pyllit të magjepsur do t’i japë gjallëri kremtimit të festave.

MAGIA DEL CAMINO

Ky produkt krijon atmosferën e përkryer për të mbledhur familjen dhe miqtë së bashku në dhomën e ndenjjes me ngrohtësinë çlodhëse të aromës mikpritëse të drurit. Një aromë që kërcet si një zjarr bubulak ku erërat e forta të drurit përzihen me aromën e ngrohtë të temjanit dhe me aromën rrezatuese të qelibarit. Kjo është aroma “Magia del Camino”.

KALENDARI ADVENT

Të frymëzuar nga kutitë legjendare të “Maison” dhe të zbukuruara me letër të mermerizuar me nuanca të verdha dhe të arta, kalendari Advent ndërthur mjeshtërinë me disenjimin. Njëzet e pesë ndarjet e veçanta përmbajnë dhurata të çmuara që mund të zbulohen ditë pas dite. Një numërim i mrekullueshëm së prapthi në çdo ndarje zbulon një dhuratë të re dhe ofron një përvojë nuhatje në universin e “Maison”, që nga Koloni deri në Mesdheun Blu dhe në “Emra” të vyer të aromave “Sun” deri te qirinjtë e rinj aromatikë 28 gr dhe 70 gr të “Magia del Camino” dhe “Bosco”.

SETI I DHURATAVE

KOLONJË DHE ESENCË KOLONJE

Një shpërthim dritash dhe ngjyrash mbështjellin kutitë kushtuar “Colonia” dhe të paraqitura mrekullisht në kuti me zbukurime, që kombinon nuancat tradicionale të Krishtlindjeve me të gjelbrën, të kuqen dhe të artën me të verdhën rrezatuese të markës së “Acqua di Parma”. Brenda kutive të dhuratave ndodhet një përzgjedhje e plotë e produkteve që përfshijnë një “Eau de Cologne” 100 ml dhe xhel dushi 75 ml si edhe spërkatës deodorant 50 ml. Colonia – Një aromë ikonë, nuancat diellore të së cilës pasqyrojnë sigurinë e rrënjëve të saj dhe e vlerave që kanë vërtet rëndësi. Një aromë që kremton lidhjet dhe emocionet e pastra.

BLU MEDITERRANEO

Një dhuratë emocionuese për t’u zhytur në vitalitetin ripërtëritës të Mesdheut italian me një paketim me letër të zbukuruar të frymëzuar nga ngjyrat e detit dhe nga sezoni i festave. Kutitë e dhuratave “Fico di Amalfi” përfshijnë “Eau de Toilette” 75 ml, xhel dushi 40 ml dhe locionin e trupit 50 ml. Këto formate praktike dhe të volitshme ju mundësojnë t’i merrnin aromat e Kopshtit të Edenit kudo ku do të shkoni.

Fico di Amalfi – Një triumf jetësor i bergamotit, limonit dhe greipfrutit i ndërthurur me nuanca të nektarit të fikut në një harmoni befasuese dhe të parezistueshme.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor