Aktualitet 7 Dhjetor 2022

“Art Without Limit International Film Festival”: Talenti i pakufizuar i artistëve me aftësi të kufizuara!

Aktualitet

Kur Ganimete Sava, skenografe, mendoi tre vite më parë të krijonte një festival ndërkombëtar filmash kushtuar aftësisë së kufizuar, të drejtave të njeriut dhe gjithëpërfshirjes, ajo nuk e mendoi se kjo sipërmarrje e bërë me shumë dashuri do të merrte përmasa kaq të mëdha: në festival kanë mbërritur më shumë se 1000 filma nga 80 vende të botës, 1500 vizitorë panë filmat fizikisht në “Kino Armata” dhe qershia mbi tortë ishte pa dyshim prania në ceremoninë e ndarjes së çmimeve e personaliteteve më të rëndësishme në Kosovë, që nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, zv.ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Pauline Menthonnex dhe shumë diplomatë të huaj e vendas. Festivali, i cili ishte këtë vit në edicionin e tij të tretë, mban emrin e bukur e domethënës, “Art Without Limit International Film Festival”.

Pjesëmarrës në këtë festival ishte edhe doku-kënga “Lulebore”, ku sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, sjell një version klasik të këngës qytetare shkodrane “Lulebore”, krahasartistëve me aftësi të kufizuara si: Blerina Shalari e Denisa Onjea, këngëtare që nuk shikojnë; Noemi, performuese me sindromën Down; Niko, kitarist në spektrin autik dhe Stela, një vajzë në karrike me rrota, e apasionuar pas muzikës. Ky doku-këngëi realizuarnga UNDP Albania, me fonde të Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), u vlerësua me çmimin “Best story about rights of persons with disabilities”, nga juria e udhëhequr nga ikona e kinematografisë dhe artit kosovar e ballkanas, regjisori Isa Qosja. Pjesë e jurisë ishte dhe aktorja hollivudiane me aftësi të kufizuara në lëvizje, Eileen Grubba.

Tri netët e festivalit ishin jo vetëm një paradë artistësh të jashtëzakonshëm, por edhe një ditar mesazhesh me rëndësi të madhe, veçanërisht për Kosovën, qeveria e së cilës e kishte shpallur vitin 2022 si Vitin e Aftësisë së Kufizuar.

Siç edhe artistja Blerina Shalari e tha përmes një interpretimi emocionues të këngës What a wonderful word, “Kjo është një botë (dhe një jetë) e mrekullueshme, pavarësisht sfidave, vështirësive e ndonjëherë, edhe dhimbjeve.”

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor