
Disa arsye pse duhet të zgjidhni linjën e re të televizorëve Samsung OLED 77’’
Tencencat e fundit të televizorëve janë gjithnjë në zhvillim për të ofruar eksperienca fantastike në shtëpinë...
Nga Tuti_Stela
Kemi hyrë pa diskutim në periudhën më të bukur të vitit, ku qytetet marrin një tjetër pamje. Dritat shumëngjyrëshe, zbukurimet dhe tregjet e Krishtlindjeve janë disa prej detajeve që na shoqërojnë që prej fillimit të dhjetorit deri në javën e parë të janarit. Ndërkohë që shumë prej jush i gëzohen ngrohtësisë së familjes, për Teuta Borovën kjo është periudha ideale për të bërë gati çantën e shpinës ose valixhen dhe për të eksploruar destiancionet më magjepsëse për Krishtlindje.
1.E nisim me Lapland, Finlandë, shtëpia dhe vendlindja e Santa Claus. Ai qëndron atje 365 ditët e vitit dhe pret njerëz nga e gjithë bota. Vendi më i populluar është Rovaniemi, i cili njihet edhe si ''vendlindja zyrtare'' e tij. Atje do të gjeni dhe një zyrë postare që mirëpret të gjitha letrat që fëmijët kanë dërguar në Polin e Veriut. Atmosfera e krijuar për turistët është shumë tërheqëse dhe në këtë periudhë mund të shihni Aurorat Boreale.
2-Një tjetër destinacion që nuk duhet lënë pa u vizituar është Gjermania, vendi që krijoi tregjet e Krishtlindjes. Ky shtet numëron mbi 2500 të tilla. Çdo qytet e çdo fshat ka tregjet e tij të Krishtlindjes. Tregjet e Krishtlindjes të Nuremberg-ut e Dresden-it janë tregjet më të vjetër në botë, me një histori mbi 600 vjeçare. Por, tregu i Sttutgart-it është tregu më i madh i Krishtlindjes në Evropë dhe pa diskutim një nga më të bukurit.
Në shtëpizat e vogla dhe të dekoruara bukur shiten ushqime dhe mallra, si Glühëein (verë të ngrohtë), bajame të pjekura të karamelizuara dhe Reibekuchen (patate të skuqura), pa harruar edhe produktete artizanale si qirinj prej dylli blete, figurina të gdhendura prej druri ose dekorime të pemës së Krishtlindjes prej letre ose qelqi. I gjeni thuajse kudo dhe janë perfekte për një suvenir të bukur.
3. Një tjetër destinacion është Strasbourg-Noel City, i quajtur ndryshe kryeqyteti i Krishtlindjes. Tregu i Krishtlindjes i Strasbourg-ut është më i vjetri në Francë dhe një nga më tërheqësi t në botë. Ai qëndron i hapur për një muaj e vizitohet mbi 2 milion turistë në vit.
4. Tjetër destinacion që do të zgjidhnim është Praga, kryeqyteti i gjallë kulturor i Republikës Çeke, i njohur për monumentet arkitekturore, monumentet historike, ndërtesat shumëngjyrëshe dhe historinë e pasur. Ai njihet gjerësisht si "Qyteti i Spires" dhe ofron shumë gjëra për të parë gjatë sezonit të Krishtlindjeve. Pikat kryesore në mesin e të gjitha ngjarjeve gjatë Krishtlindjeve në Pragë janë tregjet e mrekullueshme të KrishtlindjeS. Praga ofron një numër të pafund aktivitetesh në të cilat mund të kënaqeni gjatë sezonit festiv.
5. E mbyllim me Vjenën. Nga mesi i nëntorit deri në Krishtlindje, sheshet më të bukura të Vjenës shndërrohen në tregje magjike të KrishtlindjeS. Qyteti vezullon nga dritat e pafundme. Aroma e verës së ngrohtë dhe bajameve të thekura përhapet në ajër. Qyteti i vjetër dhe rrugët tregtare shkëlqejnë nën petkun e dritave festi që përhapin kudo gëzim.
Tencencat e fundit të televizorëve janë gjithnjë në zhvillim për të ofruar eksperienca fantastike në shtëpinë...
Në qoftë se jeni të apasionuara pas tendencave të fundit të modës, nuk mund të mos e njihni Chiara Ferragni-n. 35-vje&ccedi...
Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût Përbërësit: patate të vogla, kofsha pule, ullinj, trumzë, hudh&eu...