Shëndeti i gruas 7 Dhjetor 2022

Kushtojuni rëndësi këtyre 3 gjërave për mirëmbajtjen e zonës intime

Shëndeti i gruas

Edhe pse fatmirësisht, në ditët e sotme nuk është e vështirë të kesh akses në informacion, sërish shumë femra janë të paqarta dhe kanë dyshime rreth mirëmbajtjes së zonës intime, dyshime që nisin që nga mënyra e depilimit deri tek lloji i të brendshmeve që duhet të përdorin. Ndoshta mendoni se dini çdo gjë mbi këtë pjesë, mirëpo ka mundësi që të gaboni. Kushtojuni rëndësi këtyre 3 gjërave në mënyrë që të keni zonë të shëndetshme gjenitale.

1.Zgjidhni të brendshme pambuku: Materialet sintetike pengojnë qarkullimin e ajrit, rrisin lagështinë në pjesën intime duke krijuar në këtë mënyrë terren ideal për shumimin e baktereve. Kurse materialet e pambukut janë më higjienike dhe e lejojnë lëkurën të marrë frymë.

2.Ushtrimet Kegel: Femrat të cilat në mënyrë të rregullt praktikojnë ushtrimet Kegel, kanë qarkullim më të mirë të gjakut në zonë e legenit, që rezulton me shëndet më të mirë seksual dhe përvojë të plotë seksuale. Ushtrimet e Kegelit, të cilat përbëhen nga shtrëngimi dhe lëshimi i muskujve të poshtëm të legenit lehtësojnë arritjen e orgazmës dhe e bëjnë më të fortë ndjeshmërinë e vaginës gjatë seksit.Gjithashtu, ushtrimet Kegel ndihmojnë femrat që kanë probleme me urinimin e pakontrolluar.

3.Mos lani vaginën me sapunë ose larës intim: Shumë femra mendojnë se duke blerë larës të shtrenjtë i sigurojnë vaginës larje dhe pastrim më të mirë. Në të vërtetë vagina është organ vetëpastrues dhe duhet larë vetëm me ujë. Përdorimi i pakontrolluar i larësve largon nga vagina bakteret e mira dhe çrregullon vlerat normale të pH-it të saj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor