
E papritur! I rrëmbejnë partneren, Salion eliminohet nga “Love Island Albania”!
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Çaji i malit dhe shega janë pa dyshim dy produkte të natyrës me vlera të jashtëzakonshme për shëndetin, por të kombinuara bashkë në një çaj të vetë shndërrohen në një superfuqi të dyfishtë që mbron organizmin nga shumë problemet shëndetsore. Sipas të dhënave të AgroWeb.org çaji i malit me shegë lufton sëmundjet kardiovaskulare si dhe lehtëson reumatizmën dhe artritin, si dhe është një kombinim perfekt për tensionin e ekuilibruar të gjakut.
Çaji i malit fantastik në vlera
Çajin e malit e gjen në çdo shtëpi shqiptare. Ai ofron një listë të gjatë përfitimesh për organizmin dhe rekomandohet si një produkt pa kalori për një ushqyerje të shëndetshme. Ai është konsumuar prej vitesh, pikërisht prej këtyre vlerave. Studimet kanë treguar se çaji shqiptar i malit përmban flavonoidë dhe polifenolë,si dhe lufton mikrobet dhe inflamacionin.
Shega për shëndet të mirë
Vlerat shëndetsore të shegës janë po aq të mahnitshme. Lëngu i shegës përmban më shumë antioksidantë se vetë vera e kuqe. Shega është e famshme për rolin që ka në mbrojtjen e zemrës.
Si të përgatisni çajin e malit me shegë
Përbërësi: 2 lugë çaji me çaj mali, 4 deri në 6 lugë gjelle me lëng shege, 2 lugë çaji me kokrra të voga shege dhe 1 filxhan e gjysmë me ujë të zier.
Përgatitja: Vendoseni çajin e malit brenda ujit të nxehtë për 3-4 minuta. Kullojeni dhe shtoni lëngun e shegës. Çajin hidheni në dy filxhanë dhe shtoni kokrrat e shegës. Pijeni të ngrohtë dhe dorëzojuni shijes fantastike./AgroWeb.org
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Ilaçet për humbje peshe po marrin shumë vëmendje këto ditë dhe tani Oprah Winfrey po merret me këtë temë. Nd&eu...
Sporti shpesh mund të jetë shumë mizor. Ka shumë ulje-ngritje, fitore dhe disfata, dhe vetëm një lëvizje e gabuar mund ...