Pastrimi 15 Dhjetor 2022

Si të lani pallton e leshit dhe xhaketën e lëkurës në shtëpi në mënyrë që të mos ju prishen

Pastrimi

Palltot, xhupat apo xhaketat, si çdo veshje tjetër, me kalimin e kohës përthithin aroma të ndryshme e papastërti dhe duhet të lahen, por shpeshherë s'dimë si të procedojmë dhe zgjedhim t'i lajmë në pastrim kimik. Mirëpo me disa udhëzim disa udhëzime të thjeshta mund të lani pallton e leshit ose xhaketën e lëkurës si një profesionist i vërtetë.

Pallto leshi

Nëse keni vendosur të lani pallton tuaj të leshit në lavatriçe, duhet të zgjidhni programin “larje me dorë” ose një program specifik “larje material leshi”. Megjithatë, zgjidhja ideale është larja me dorë: mbushni vaskën ose një enë të madhe me ujë të ftohtë dhe shtoni në të një gjysmë gote sapuni të lëngët dhe gjysmë filxhani sodë buke. Lëreni në ujë për 10 minuta në mënyrë që të absorbojë përzierjen. Fërkojeni atë shumë butësisht, shpëlajeni dhe pastaj vendoseni të thahet.

Xhaketë lëkure

Veshjet prej lëkure nuk duhet të vendosen kurrë në lavatriçe. Një sfungjer i zhytur në ujë me sapun të lëngshëm është i mjaftueshëm për të pastruar një xhaketë lëkure. Nëse xhaketa është në lëkurë kamoshi, ju nuk duhet të përdorni sapun, por vetëm një sfungjer të lagur. Së fundi, thajeni xhaketën larg nga burimet e nxehtësisë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor