Modë / 19 Dhjetor 2022, 13:11

5 kombinime për të shkëlqyer në festën e punës

5 kombinime për të shkëlqyer në festën e punës

Duket si gjëja më e thjeshtë në botë, por në fakt është krejt e kundërta dhe këtë e dini më së miri vajzat. Po flasim për festën e punës, e cila për hir të së është po aq impenjative sa gëzimet familjare dhe ato personale, sidomos kur bëhet fjalë për të gjetur veshjen e duhur. Më poshtë do të gjeni 5 kombinime për të shkëlqyer në festën e punës.

Jumpsuit
Ju ndajnë vetëm dy ditë nga festa e punës, keni bërë lëmsh gjithë gardërobën dhe nuk dini ende ç’të vishni? Jumpsuit-i është gjithmonë një zgjedhje e shkëlqyer, sidomos për trupat në formë molle pasi hollon pjesën e barkut dhe thekson ijet. Për të qenë sa më IN zgjidhni një material me shkëlqim ose temina. Kombinojeni jumpsuit-in tuaj me një xhaketë kadifeje, e cila do i japë prekjen e duhur “stylish” kësaj veshjeje.

5 kombinime për të shkëlqyer në festën e punës

Xhaketë + slip dress

Një nga tendencat e këtij viti është pa diskutim slip dress, fustani këmishë nate. Duket se vajzat hezitojnë për ta veshur, megjithatë po ta kombinoni me një xhaketë të gjatë e cila thyen dhe harmonizon figurën, do të dukeni shumë bukur. Zgjidhni satenin ose mëndafshin dhe mos harroni rregullin e artë, ky fustan nuk duhet të jetë kurrë mbi kupën e gjurit.

5 kombinime për të shkëlqyer në festën e punës

Crop-top + pantallona me shtat të lartë
Nëse doni që të bini vërtetë në sy, në kuptimin e mirë të fjalës, në një festë pune guxoni me një bluzë crop top +pantallona me shtat të lartë. Për t’u dukur sa më bukur ju këshillojmë që të zgjidhni pantallona të zeza dhe crop argjendi ose në ngjyrë floriri.

5 kombinime për të shkëlqyer në festën e punës

Kostum

Edhe pse çdo vit stilistët vijnë me propozime nga më të çmendurat, duket se asgjë nuk mund ta nxjerrë jashtë loje kostumin klasik. Eleganca e përjetshme që të jep është e pakonkurrueshme me asgjë tjetër.  Për Krishtlindjet apo Vitin e Ri 2022, mos nguroni ta vishni, sigurisht të kombinuar me një kanotiere ose bluzë bust që duhet të jetë në të njëjtën ngjyrë.

5 kombinime për të shkëlqyer në festën e punës

Fustan i shkurtër me geta transparente
Dy sugjerime: fokusohuni te një fustan i shkurtër me rrudha që harmonizon figurën dhe ka mëngë të gjata, të cilat mbulojnë çdo defekt. I njëjti funksion si getat e holla.

5 kombinime për të shkëlqyer në festën e punës

 

Horoskop