Modë / 19 Dhjetor 2022, 14:57

Fundi i gjatë, veshja e duhur për festa sipas yjeve të Hollywood: 3 modelet që duhet t’i provoni

Fundi i gjatë, veshja e duhur për festa sipas yjeve të Hollywood:

Rikthehet trendi i fundeve të gjatë por jo të ekzagjeruar. Fundi që prek kyçet, tregon ijet dhe harmonizon figurën falë belit të lartë është veshja kryesore e festave të fundvitit, sipas sugjerimeve të Vip-ave të Hollywood. Ato që nuk e kanë shumë të pasur gardërobën, mjafton yë njohin modelet ku duhet të fokusohen këtë dimër, në mënyrë që të mos marrin veshjen e gabuar.

“Kampionet” e stilit prej vitesh, nga Jennifer Lopez te Laura Dern, sugjerojnë se si të kombinoni fundin e gjatë, edhe për moshën 50 vjeç e lart. Ja cilat janë tendencat e fundeve të gjata të preferuara nga të famshmit, për t'u kopjuar pikërisht në kohën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Dhe kështu përjetoni një pamje origjinale dhe ndryshe nga e zakonshmja.

Një fund i gjatë me tegela si Sigourney Weaver

Fundi i gjatë, veshja e duhur për festa sipas yjeve të Hollywood:

E shkëlqyer, do ishte pak të thuhej. Veshja më e fundit nga Sigourney Weaver, 73 vjeç, me një fuqi të fortë rinovuese: një fund maxi me tema me efekt brokade, në nuancat e artë dhe bronzi. Një pjesë e pasur dhe e dekoruar nga Valentino që aktorja e Avatar 2 e përshtati me një këmishë të thjeshtë të bardhë për meshkuj në premierën e filmit në Hollyëood. Pamja është pjesë e koleksionit Maison's Party 2022, e krijuar për festa, ashtu si dhe çanta e artë Locò. Dhe përfaqëson frymëzimin e përsosur për të kopjuar nga ato që kërkojnë një veshje të shkëlqyeshme, por të rafinuar.

Një fund tyli i gjatë, si JLo

Fundi i gjatë, veshja e duhur për festa sipas yjeve të Hollywood:

Ky trend ishte parë në shfaqjet e modës vjeshtë-dimër 2022/2023. Rikthimi i fundit të gjatë maxi në tyl të zi, me tiparet e një balerine vjen sërish  përfundimisht me miratimin e Jennifer Lopez, 53 vjeç.

Në daljen e fundit me bashkëshortin e saj Ben Affleck në Nju Jork në publikimin e muzikalit The Music Man, ylli i popit veshi atë me një pulovër Fair Isle, të lidhur në bel me një rrip. I gjithë ansambli, i kombinuar me një palë këpucë me platformë shumë të lartë nga Giuseppe Zanotti, është firmosur nga Koleksioni Ralph Lauren:

Një fund shumëngjyrësh i gjatë si Laura Dern

Fundi i gjatë, veshja e duhur për festa sipas yjeve të Hollywood:

Si të kombinoni fundet e gjata në dimër 2022/2023 kur bëhet fjalë për një model me printe artistik dhe shumëngjyrësh? Mësoni nga ky stil i Laura Dern, 55 vjeç: zgjidhni një bluzë ose triko që përputhet me një nga nuancat e fundit. Kombinimi i zgjedhur nga aktorja e Jurassic Park për Çmimet Governors 2022: pulovër të kuqe për Krishtlindje dhe fund maxi, i gjithë koleksioni Ralph Lauren. Detaji për t'u kopjuar: bizhuteritë me shkëlqim në duar dhe në qafë.

Edhe do të shkëlqeni, edhe do të dukeni shumë vajzërore.

Horoskop