Personazh / 19 Dhjetor 2022, 17:26

Në çantën e Zhaklin Lekatarit gjen "thesare", por e dini cila është gjëja më e rëndësishme për të?

Në çantën e Zhaklin Lekatarit gjen "thesare", por e

Për Zhaklin Lekatarin flitet kudo. Është vazhdimisht e pranishme në panelet televizive, radio, shtypin e shkruar si dhe në rrjete sociale, arenën ku “lufton” dhe përballet shpesh me paragjykimet dhe stereotipet e ndryshme rreth kulturës seksuale dhe jo vetëm.

Ajo ishte e ftuara e radhës e rubrikës “Në çantën time” dhe me natyrën e shkujdesur dhe solare që e karakterizon na zbuloi se “ç’thesare “ mban aty brenda. Thesare? Pikërisht siç e lexoni. Një libër është një thesar dhe Zhaku, si një vajzë me mend, nuk del kurrë pa një të tillë me vete.

E dini çfarë nuk mungon kurrë në çantën e saj? Telefoni. E dini sa herë e harron sa nga një vend në tjetrin? Shuuuuumë! Këtë nuk e tha në video, por po e zbulojmë në cilësinë e miqve të saj. Komunikimi dixhital është shumë i rëndësishëm dhe Zhaku duhet të jetë gjithmonë në kontakt me ndjekësit në Instagram dhe Tabu.

Është gjithë kohës “ujë e sapun”, por si të gjitha vajzat dhe ajo mban disa gjëra make up-i me vete. E duke u ndalur te produktet kozmetike, nuk harron të përmendë kremin kundra diellit të cilin e përdor çdo ditë.

Zhaklin Lekatari nuk del kurrë pa Zhaklin Lekatarin. S’e kemi fjalën për kartën e identitetit, por për një portofol të punuar me dorë që mban emrin e saj. Andej nga fundi gjen një tufë me çelësa, një rreth për flokët dhe prezervativë.

E si mund të ndodhte ndryshe, Zhaku promovon edukimin dhe higjienën seksuale dhe mund t’i nevojiten një miku apo një mikeshe në çdo kohë. Ka akoma për t’ju zbuluar, por këtë bëjeni vetë duke ndjekur videon e mëposhtme:

ne canten time zhaklin lekatari

Horoskop