
Flini me flokë të lagura? Alarmi i ekspertëve: Rrezikoheni nga baktere dhe infeksione mykotike
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Nga Linda Fishta/Fotografia Armand Habazaj
Jemi në prag të Halloween-it, një festë e cila ka hyrë rishtaz në vendin tonë, por që pëlqehet në masë për shkak të atmosferës që krijon. Simboli i kësaj feste është padiskutim një ndër perimet më të dashura të vjeshtës, kungulli. Dhe nëse keni blerë ndonjë kungull më shumë, mos e përdorni për zbukurim, por gatuani supërn e mëposhtme. E thjeshtë, e shijshme dhe mbi të gjitha super ushqyese për të gjithë familjen.
PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: 700 g kungull i verdhë, 1 litër qumësht me yndyrë, 2 lugë gjalpë, 40 g miell, kripë e arrë moskat sipas dëshirës
PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 250° C. Kungullin e prerë në copa të mëdha, pa e qëruar, e pjekim në furrë derisa të zbutet. Më pas e marrim tulin e tij me lugë dhe e lëmë mënjanë. Në një tenxhere, hedhim gjalpin të tretet, shtojmë miellin dhe me rrahësen e vezëve me dorë e përziejmë pa ndërprerje, që të mos krijohen kokrra. Shtojmë pjesë-pjesë 1/2 e sasisë së qumështit, duke e përzier vazhdimisht, si edhe pak kripë. Shtojmë kungullin dhe qumështin që na ka mbetur. E lëmë në zjarr edhe për 10 minuta, por duke e përzier herë pas here. E grijmë të gjithë masën në mikser, derisa të përftohet një mas ëkremoze dhe e vëmë përsëri në zjarr për 5 minuta. E rregullojmë për kripë e arrë moskat. E shërbejmë të ngrohtë. Ju bëftë mirë!
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Këngëtarja Valbona Mema ka folur për vdekjen e motrës së saj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.Artistja rr&...
Ka një gjë për të cilën Meghan Markle ka arritur të bashkojë të gjithë anëtarët e familjes mbretër...