
E papritur! I rrëmbejnë partneren, Salion eliminohet nga “Love Island Albania”!
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
NGA: SANTANA ÇOMORA
CREATIVE DIRECTOR: EGERTA SHEHU
GRIMI DHE FLOKËT: EGERTA SHEHU – GSTUDIO
FOTOGRAFIA: ERGYS ZHABJAKU
DESIGN & LAYOUT: EDI BUJARI / VESHJA: TIERR BY TIERR
Është thënë vazhdimisht se bukuria klasike e mbi të gjitha ajo natyralja nuk do të dalë kurrë nga moda. Pikërisht, këtë ka vendosur te sjellë për LIVING dhe stilistja e flokëve Gerta Shehu, e cila, me moderatoren e mirënjohur Fjodora Fjorën kanë tentuar për një look, i cili na kujton periudhën e Hollivudit të vjetër dhe glamurit mëse të pranishëm, sidomos në periudhat festive.
SHARMI dhe ELEGANCA janë tipare të cilat çdo femër i mbart bukur brenda vetes, por ku ka më bukur kur ato shpalosen me po të njëjtën thjeshtësi sa dhe me pompozitet, nëpërmjet dukjes së jashtme dhe kurimit të saj deri në
detaj. FRYMËZIMI i Gertës këtë herë ka qenë pikër isht dëshira për ta nxjerrë Fjodorën jashtë kornizave të pamjes së saj të përditshme, siç jemi mësuar ta shohim vazhdimisht: një grua, nënë, moderatore “on the go”, e cila dhe me fustanin më të thjeshtë duket seksi.
Këtë herë, njeriu që kuron imazhin e shumë femrave në kryeqytet duke bërë edhe revolucion në imazhet e tyre ka synuar një qasje më artistike lidhur me paraqitjen e personazhit në këtë set. E apasionuar pas të bukurës fine dhe të pastër e simetrisë karakterizuese të veprave më të njohura të Henri Mattise, Greta Garbo rilind në këtë set nëpërmjet Gerta Shehut, fotografuar mjeshtërisht nga fotografi i njohur Ergys Zhabjaku.
E gjithë kjo “lojë” bëhet për të dhënë një ide ndryshe për të gjitha zonjat e zonjushat e LIVING, të cilat ndoshta akoma janë duke pritur për sugjerime e frymëzime lidhur me veshjen apo grimin e flokët, në mënyrë që të shkëlqejnë në festat që nuk kanë të mbaruar gjatë këtyre ditëve.
NJË DUKJE SA “E THJESHTË”, por aq dhe e pakohë. Një fustan i bardhë, një krehje e mirëmenduar, e stiluar, prezenca plot vetëbesim dhe “voilà”, pamja ideale për të kaluar këtë “Krishtlindje te Bardhë” (siç dhe vetë kuratorja e
imazhit pëlqen ta quaj këtë ide).
Thjesht, pastër, por shumë shik gjithashtu, siç të gjithë e njohin Fjodora Fjorën. Festa sa më të bukura!
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Ilaçet për humbje peshe po marrin shumë vëmendje këto ditë dhe tani Oprah Winfrey po merret me këtë temë. Nd&eu...
Sporti shpesh mund të jetë shumë mizor. Ka shumë ulje-ngritje, fitore dhe disfata, dhe vetëm një lëvizje e gabuar mund ...