Personazh 30 Dhjetor 2022

Nga kilogramët gjatë shtatzënisë te pjata e preferuar, mami Kristina na zbuloi disa sekrete që s'i dinim

Personazh

Cilat janë ato gjëra që ardhja e Sierës ka ndryshuar te ty dhe ato që kanë mbetur po të njëjtat?

Tani prioritet është Siera, më pas vjen çdo gjë tjetër. Mund të them që gjithçka ka ndryshuar, edhe nëse ka diçka që ndoshta s’ka ndryshuar fizikisht tek unë, nga ana emocionale dhe psikologjike asgjë nuk është njësoj si më parë. Jam mami tani, dihej kjo punë [qesh].

Siera ka nisur dhe mjaft herët udhëtimet. Ka lëvizur që e vogël. Ti i trembesh këtyre zhvendosjeve dhe cila është ajo gjë që të shqetëson më shumë kur udhëton?

Të them të vërtetën, në udhëtimet që kam bërë me Sierën, deri tani, çdo gjë ka shkuar shumë mirë. S’mund të veçoj ndonjë shqetësim, sepse s’ka pasur
të tillë, përpos lodhjes fizike, që kjo besoj është më se normale kur fëmija është 7-muajsh.

Sa kilogramë more pas lindjes dhe a pate frikën se trupi yt do të ndryshonte?

Mora plot 13.5 kg, ndonjëherë edhe e mendoja se trupi im do të ndryshonte, por nga ana tjetër isha e motivuar dhe e bindur që sapo të merrja veten pas lindjes, do filloja të kujdesesha përsëri si më parë për veten edhe fizikun. Madje, këtë gjë jam duke e bërë akoma. Për veten time, por sigurisht dhe për faktin se Siera ka nevojë për një nënë të shëndetshme e të lumtur dhe partneri ka nevojë për dikë në krah me vetëbesim, që e do veten e që kujdeset për veten, ashtu siç duhet fundja.

Je nga ato nënat që lexon çdo gjë rreth rritjes së bebit, ushqyerjes e kujdesit ndaj saj apo preferon që më shumë të ndjekësh këshillat e sugjerimet nga nënat me përvojë, si p.sh. mamaja jote, vjehrra, shoqja etj?

Jam për të dyja versionet. Më pëlqen shumë edhe të lexoj disa gjëra për sa i përket rritjes së shëndetshme të bebit, por edhe ndihma apo këshillat e mamit, vjeh rrës, mikeshave të mija që janë dhe vetë mama, kanë qenë shumë të vlefshme për mua.

Pse vendose ta publikosh me fytyrë Sierën? Në fakt je shprehur që do pëlqeje që Siera të zgjidhte ta vendoste vetë këtë gjë? Çfarë të ndryshoi mendjen?

Në fakt, nuk mund të them që e kam bërë me dëshirë shumë të madhe këtë gjë. Ishte pak e vështirë si zgjedhje. Por ama kisha më shumë dëshirë që të ruaja një kujtim special me Sierën, tani që ajo është kaq e vogël, dhe një kujtim që lidhet gjithashtu edhe me pro fesionin tim. Familjarët e mi ishin shumë pozitivë për këtë vendim dhe, ja, më në fund m’u mbush mendja [ qesh]. Nuk dua të tregohem kaq kokëfortë për sa i përket kësaj pjese, prandaj shpresoj shumë që Siera kur të rritet, ta pëlqejë dhe ta shohë akoma me më shumë dëshirë dhe dashuri këtë kujtim tonin.

Shoqërinë me Adrola Dushin nuk e ke ndarë. Siera nuk të ka penguar ta vazhdosh lidhjen tënde me shoqërinë. Sa vend zë Adrola në jetën tënde? Sa të lidhura jeni me njëra-tjetrën? Komunikoni gjatë ditës?

Sigurisht që jo, Siera madje më ka lidhur edhe më shumë me shoqërinë. Të gjithë duan të më takojnë më shpesh tani që është Siera, se i merr malli për
të. Adrola nuk është më shoqe, por tani është “Teze Dola”. Ka qenë dhe do të jetë gjithmonë familja ime, përpos uljeve dhe ngritjeve tona që janë normale për të gjitha marrëdhëniet njerëzore.

Kohët e fundit në rrjetet e tua sociale kemi parë dhe momente gëzimi me këngëtaren shqiptare Dua Lipa. Si lindi kjo marrëdhënie mes jush dhe si e ke parë ti Duan?

Me Duan u bë pak kohë që njihem, kjo falë njohjeve familjare që kam me të. Është kënaqësi që të kaloj dhe shpenzoj kohë me të, sepse është një vajzë dhe njeri i mrekullueshëm. Të gjithë si familje janë njerëz të jashtëzakonshëm. Dua është një vajzë me këmbë në tokë, pozitive dhe shumë e dashur. Pafundësisht e thjeshtë dhe tepër patriote. Pra, me pak fjalë, i shkon për shtat ajo shpre hja popullore shqiptare: “Hallall të qoftë qumështi i nënës”; dhe këtë nuk e kam vetëm për arritjet e saj profesionale, por për formimin e saj si njeri në radhë të parë.

Një Vit i Ri ndryshe, me një atmosferë festive, me një vogëlushe poshtë bredhit. Si do të jenë festat këtë vit në shtëpinë e Sierës?

Festat këtë vit dhe në vazhdim, absolutisht që do të jenë më të bukura se kurrë. Do gëzojmë ndryshe, do festojmë ndryshe dhe sigurisht atmosfera në shtëpi ka marrë tjetër energji që pas ardhjes në jetë të Sierës. Çdo gjë ka më shumë vlerë tani, çdo moment është unik.

Cili është ai gatimi i festave që nuk i reziston dot dhe a është Kristina një kuzhiniere e mirë?

Po, mund të them që është përsheshi me pulë dhe bakllavaja. Unë personalisht nuk jam një kuzhiniere me kohë të plotë [ qesh ], por në momentin që marr përsipër të gatuaj, besoj që ia dal me sukses të realizoj një pjatë të shijshme dhe të pëlqyeshme. Kjo ndodh më shpesh se sa vetëm në raste festash, që kështu jemi në rregull dhe të lumtur të gjithë. [ qesh ]

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor