Konfirmohen dy emrat e prezantueseve të "Kënga Magjike" 2024
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
Tregu festiv i Portonovit dhe dekorimet e jashtëzakonshme mikpritën vizitorët që në javën e parë të kalendarit festiv në resort, i cili njihet tashmë si destinacioni kryesor i festimeve të fundvitit në Mal të Zi.
Përveç pemës më të madhe dhe më elegante të Vitit të Ri që zbukuron sheshin Portonovi Marina, vëmendjen e veçantë të vizitorëve e tërhoqi shfaqja e jashtëzakonshme “Light, Laser & Music Show” të cilën patën mundësi ta shijonin për pesë ditë, si edhe pema e Vitit të Ri e cila është modeluar sipas një pishe të vërtetë, është 12 metra e lartë dhe është e dekoruar me ndriçim dhe ornamente të vecanta.
Falë programit të përzgjedhur me kujdes në fillim të aktiviteteve festive dhe dekorit festiv, Portonovi tashmë ka miliona shikime në rrjetet sociale dhe në të njëjtën kohë ka një interes në rritje për të qëndruar si në Portonovi ashtu edhe në Herceg Novi gjatë muajit dhjetor.
"Jemi shumë të kënaqur me numrin e madh të vizitorëve që na vizituan fundjavën e kaluar, aq sa njerëzit po kërkonin hapësirë shtesë parkimi për koncertin e grupit Perper, i cili çeli në mënyrë simbolike Tregun festiv. Kjo konfirmon se qytetet bregdetare mund të jenë një destinacion që njerëzit e zgjedhin edhe pas muajve të verës. Ne u përpoqëm t'u sjellim vizitorëve një listë të pasur eventesh dhe programesh, një atmosferë të plotë festive dhe gjithçka që u nevojitet për të shijuar këtë sezon festash", theksoi Adrijana Husić, Drejtore e Marketingut dhe Komunikimit, dhe shtoi se të gjitha eventet janë falas.
“Portonovi ofroi këtë sezon festiv ushqim të mirë, muzikë edhe më të mirë, si edhe argëtim për të gjithë grupmoshat dhe preferencat. Shihet interesi i lartë për eventet e ardhshme si koncerti i Amira Medunjanin dhe Peter Grašo, dhe vizitorët pritet të shijojnë ofertën e pasur muzikore dhe gastronomike. Jemi veçanërisht të kënaqur me faktin që këtë vit Portonovi u përfol si destinacioni që solli magjinë festive të fundvitit me kremtime plot ngjyra dhe shije, si asnjëherë më parë në Bokën e Kotorrit” - shtoi Husić.
Nga fillimi i dhjetorit deri më 8 janar 2023, të ftuarit mund të presin një program të larmishëm të përshtatshëm për të gjitha brezat dhe për shijet e të gjithëve.
Evente të shumta, një treg festiv me llojshmërinë e delikatesave dhe punët kreative për më të rinjtë do të krijojnë një atmosferë idilike, perfekte për të kaluar kohë me të dashurit tuaj. Në periudhën e ardhshme do të ketë koncerte të yjeve të rajonit (Amira Medunjanin më 5 janar dhe Petar Grašo më 7 janar), grupeve dhe DJ-ve vendas. Pas programit argëtimi do të vazhdojë në lokalet Brenda resortit, ku mund të shijoni specialitete të kuzhinave të ndryshme ndërkombëtare, kokteje ekzotike, shampanjë dhe muzikë të mirë.
Për mysafirët e rezidencave dhe vizitorët, festat në Portonovi do të jenë një fund i përsosur i këtij viti dhe fillimi më i mirë i mundshëm i vitit të ri.
Për më shumë informacion rreth eventeve, kontaktoni [email protected] dhe për oferta speciale dhe rezervime akomodimi, kontaktoni [email protected], ose +382 67 177 444.
Programin e plotë festiv mund ta gjeni në adresën https://portonovi.com/en/festiveseason.
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
Sapo ka mbërritur koleksioni i ri i fustaneve të nusërisë së Vera Wang, për vitin 2025.I quajtur "Thelbi i Verës", ky kolek...
Kur biem kokë e këmbë në dashuri ndonjëherë harrojmë të jemi racionalë, si rrjedhojë nisim të mos u kus...