"Je parë në pasqyrë moj debile", Venera Lumani i përgjigjet komentit fyes të ndjekëses dhe "padashje" na zbuloi gjininë e bebit
Dy këngëtarët Lind Islami dhe Venera Lumani njoftuan rreth dy javë më parë se do të bëhen prindër së shpejti...
Nga Linda Fishta/ Fotografia Armand Habazaj
Thuhet se kjo ëmbëlsirë e ka origjinën në qytetin e Cesarea-s, në Cappadocia (Turqi) rreth 1600 vjet më parë, në kohën e peshkopit Vasilio i Madh. Në atë kohë, njerëzit jetonin në harmoni me njëri-tjetrin, por këtë qetësi e prishi një gjeneral i zonës, i cili pretendoi që të merrte të gjithë thesarin e zonës, përndryshe do të shkatërronte çdo gjë. Vasilio u lut shumë për të shmangur këtë katastrofë. Një mëngjes, gjenerali rrethoi qytetin me ushtarët e tij dhe kërkoi që t’i dorëzohej gjithë floriri dhe objektet e çmuara. Peshkopi i tha se populli ishte i varfër dhe gjenerali e kërcënoi me vdekje. Populli, i cili e donte shumë, i shkoi në ndihmë duke çuar çdo gjë që kishin, të mbështjella të gjitha në një bohçe. Vasilio i dorëzoi çdo gjë gjeneralit dhe ushtarëve të tij. Thuhet se në atë çast, ndodhi një mrekulli: në momentin që gjenerali hapi bohçen, një dritë shumë e fortë e provokuar nga Shën Mërkuri bashkë me engjëjt, e zhdukën gjeneralin dhe ushtrinë e tij. Një legjendë tjetër thotë se gjenerali u çudit nga mirësia e popullit dhe u largua pa marrë asgjë. Atëherë, peshkopi, për të qenë i drejtë me popullin, kërkoi që të gjitha sendet e çmuara të futeshin nëpër bukë të ëmbla dhe t’i ndaheshin popullit. Kjo ëmbëlsirë përgatitet ditën e vitit të Ri duke futur brenda në kek një monedhë. Torta ndahet nga kryetari i familjes duke ndjekur këtë renditje: feta e parë për Krishtin, e dyta është e kryetarit të familjes, e treta e gruas, fëmijët dhe nipat sipas moshës. Pra, ëmbëlsira pritet në aq feta sa ka familjarë, plus 1 fetë më shumë. Monedha i sjell fat për të gjithë vitin atij që do ta gjejë në copën e ëmbëlsirës. Natyrisht, nëse do të qëllojë te feta e Krishtit, e gjithë familja do të ketë fat.
Përbërësit për tavë me diametër 28 cm:1 gotë gjalpë në temperaturë ambienti (nxirreni gjalpin nga frigoriferi 3-4 orë më parë), 2 gota sheqer, 1 gotë arra të qëruara dhe të grira në thërrime jo shumë të vogla, 1 gotë me rrush të thatë (vëreni rrushin në tas me ujë të valuar për 10 minuta, më pas shtrydheni dhe thaheni me letër thithëse për kuzhinë), 1 gotë kos i bardhë i trashë, 5 kokrra vezë, 2 bustina vanilje, 500 g miell me sodë që fryhet vetë, në rast të kundërt shtoni një bustinë sodë 16 g për ëmbëlsira një majë thikë kripë.
Përgatitja: Ndezim furrën në temperaturën 180°C. Në robot, ose me rrahësen elektrike të vezëve, rrahim gjalpin derisa të bëhet si krem, shtojmë vezët një nga një, sheqerin, kosin, kripën, miellin dhe sodën me sitë, si dhe vaniljen pa ndërprerë përzierjen e tyre. Në fund shtojmë arrat, rrushin e thatë të cilin e kemi përzier me pak miell që të mos bjerë në fund të brumit gjatë pjekjes dhe më pas i përziejmë me spatul ose lugë druri. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell. Një monedhë të vogël, e lajmë shumë mirë, e mbështjellim me letër alumini dhe e vëmë në brumë anash, duke e shtyrë me gisht. E pjekim për 45 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. Kur ëmbëlsira të jetë ftohur plotësisht, e mbulojmë me një shtresë të trashë sheqer pluhur dhe në një shkop për shishqebap ose atë që mund të keni në shtëpi, shkruajmë “Viti i Ri” ose mund të përzieni disa lugë sheqer pluhur me lëng limoni ose ujë dhe hidhjani kekut kur ai të jetë ftohur.
Dy këngëtarët Lind Islami dhe Venera Lumani njoftuan rreth dy javë më parë se do të bëhen prindër së shpejti...
Të nxitur gjithnjë e më shumë nga fluturimet low-cost dhe nga zhvlerësimi i euros, shqiptarët që kanë kryer pushimet j...
Prej disa vitesh, familja Kardashian ka qenë referencë e standardeve të bukurisë dhe kirurgjisë plastike. Por duket se tani po ndodh ...