Dekorime 2 Janar 2023

Ka një sekret, ja kur duhet të hiqet nga shtëpia bredhi i Vitit të Ri

Dekorime

Pavarësisht nëse e vendosni pemën tuaj të Krishtlindjes një ditë pas Ditës së Falënderimeve ose në prag të Krishtlindjes, e vërteta e trishtë është se në fund të festave pema sipas traditës duhet të hiqet. Pyetja është, kur saktësisht duhet ta hiqni pemën tuaj të Krishtlindjes? Disa njerëz duan të shijojnë sa më gjatë shfaqjen e tyre festive, ndërsa të tjerë fillojnë të heqin zbukurimet një ditë pas Krishtlindjes. 

Kjo traditë daton që nga shekulli i katërt, ku shumë të krishterë kanë shënuar fundin e sezonit të Krishtlindjeve në Natën e Dymbëdhjetë (ose 12 netë pas Krishtlindjes). Kjo mbrëmje  gjithashtu njihet si vigjilja e Epifanisë.

Epifania shënon ditën kur tre Mbretërit vizituan foshnjën Jezus dhe festohet ose më 5 janar ose 6 janar. Megjithëse grupet e krishtera thuhet se nuk pajtohen se cila datë është e saktë, tradita dikton se Nata e Dymbëdhjetë është koha më e mirë për të hequr pemën tuaj. Besohet se lënia shumë gjatë pas Natës së Dymbëdhjetë do të sjellë fat të keq.

Origjina e Krishtlindjes, përtej shpirtit festiv e ka bazën tek tradita. Një nga simbolet kryesore të saj është bredhi, që si traditë, vendoset në 6 dhjetor, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse vendosim një pemë Krishtlindjesh?

Çdo dimër, familjet në të gjithë botën zbukurojnë një pemë, për t’a quajtur vigjiljen e festave zyrtarisht të hapur. Ajo zbukurohet me drita nga më të ndryshmet, zbukurime si topa me ngjyra, yje, e të tjera. Dhe bredhi është nëpër botë një simbol i Krishtlindjes.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor