Astroliving 3 Janar 2023

Horoskopi i muajit janar: PESHQIT

Astroliving

Viti i ri 2023 ju lejon të zgjidhni shumë situate që i kishit pezull, nis menjëherë në mënyrë interesante me Mërkurin dhe Diellin në favorin tuaj. Por ky është vetëm fillimi, nëse dikush punon i pakënaqur, së shpejti do të lumturohet nga një funksionim më i mirë i gjërave. Duhet të lini mënjanë apatinë dhe të programoni diçka të bukur për nga Marsi kur Saturni të hyjë në shenjën tuaj. Është një qiell që do të risjellë në lojë ata që kanë patur probleme të mëdha, me rezultate të ndryshme, sipas kapaciteteve të veçanta dhe moshës. Ndërkohë në qoftë se duhet të bëni një kërkesë pune, të çoni pëprpara një projekt, pavarësisht nga nervozizmi i mbetur apo i shkaktuar nga largimi i Marsit, duhet të veproni gjithsesi. Edhe në raportet me personat autoritarë mund të arrihet diçka më shumë për sa  i përket kundërshtarëve, më mirë të mos i llogarisni, sepse së shpejti do të jenë gjithsesi të humbur. Ortakë të rinj, aleanca të reja. Kurajoja do të dyfishohet përgjatë rrugës. Një moment i një rëndësie të madhe do të vijë përpara fundit të muajit, hëna do të hyjë në shenjën tuaj rreth 24 janarit, do të nisë një kapitull të ri në jetën tuaj profesionale.

Çiftet e 2023 janë më të forta. Kush ka mbyllur një histori ose ka vuajtur për një dashuri, tani do të shijojë jetën. Janari do të fillojë të japë përgjigjet që kërkoni, kështu që duhet të filloni “të shihni përreth” në rastet kur zemra ka kohë që është vetëm. Në qoftë se ka munguar besimi në lidhje të caktuara, mund të rikthehet qëndrueshmëria, por mos nxisni polemika me familjarët. Do të ishte më e lehtë ta zgjidhnit problemin brenda mureve të shtëpisë. Mes të divorcuarve do të ketë më pak shqetësime, ndoshta sepse secili e ka gjetur veten në situata të reja dhe përmbushëse. Kush kërkon histori të reja dashurie të përqendrohet në fund të muajit, kur Venusi të jetë në shenjën tuaj, prej datës 27 janar. Nëse keni kohë që jeni të martuar është e rëndësishme të rizgjoni dëshirat e fjetura: përpara se të kërkoni dashurinë diku tjetër , është më mirë të shihni nëse ekiston mundësia për të rikuperuar raportin që keni tashmë. Gjithsesi, me vedosjen e këtyre planeteve mund të bëni gjithçka që dëshironi, me pak vullnet të mirë mund të superoni shumë pasiguri.

Disonanca e planetit Mars sjell disa ditë shqetësuese, rreth dative 18,19 dhe 31 janar. Ndoshta janë shumë gjëra që duhet të bëhen, nga fakti se do të ndjeni edhe një shpërthim të papritur dhe dëshirë për debate, sidomos nëse ka njerëz që vazhdimisht ju kritikojnë apo vendosin ën dyshim gjendjen tuaj shëndetësore. Filloni të përgatiteeni për një betejë tjetër, do të gjeni forcën për të bërë gjithka brenda afatit, duke mposhtur melankolinë dhe sëmundjet që ju bëjnë të ndiheni keq. Duhet të filloni të jetoni në të ardhmen, ndërkohë që shpesh duhet ta lini veten të rrethoheni nga kujtime të lidhura me të kaluaën, hëna në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë që të bëni zgjedhje të zgjuara në fund të muajit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor