
Çfarë është de-influencing? A është ky fundi i ''profesionit'' të influencuesve në rrjete sociale?
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë bindemi se jeta që shohim në Instagram e TikTok në fakt nuk ka asnjë ngjashmë...
Nga Linda Fishta
Kjo recetë franceze ka lindur si një supë për të varfërit, por tashmë është pjesë e menyve në bistrotë e Parisit. Është e këshillueshme të përdoren qepë të vogla të verdha. Mund të përgatitet edhe më parë dhe të ngrohet përpara se të konsumohet. Gjithë sekreti i saj është se duhet të ziejë ngadalë. Këtë recetë ma ka dhënë një mikja ime frenceze.
Përbërësit për 4 persona: 500 g qepë të vogla të verdha, 1 litër lëng zarzavatesh, 100 g bukë, 100 g djathë Emental ose djathë tjetër që shkrihet, kripë dhe piper.
Përgatitja: Qërojmë, lajmë dhe ndajmë qepët në feta të holla. I vendosim në një tenxhere të madhe me gjalpin dhe i skuqim me flakë të ulët për disa minuta, deri sa të jenë zverdhur. Shtojmë miellin, i skuqim për pak minuta, i përziejmë mirë dhe shtojmë lëngun e zarzavateve. I lëmë të ziejnë për 30 minuta në flakë të ngadaltë. U hedhim kripë dhe piper. Ndërkohë ndezim furrën në 200 gradë. Hedhim supën nëpër tasa që durojnë nxehtësinë e furrës, vëmë në çdo tas copat e bukës (sipër supës), hedhim djathin e grirë sipër dhe I kalojmë në grilë për disa minuta në furrën me 200 gradë.
Në mungesë të këtyre tasave, mund të hedhim një pjesë të djathit të grirë te supa akoma e nxehtë; pjesën tjetër të djathit e hedhim mbi fetat e bukës dhe, së bashku me djathin, kalohen në furrë për disa minuta derisa buka të jetë thekur.
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë bindemi se jeta që shohim në Instagram e TikTok në fakt nuk ka asnjë ngjashmë...
Blerina Toçila ishte një nga nënat e ftuara ditën e sotme në “Shije Shtëpie” për të ndarë historin&...
Ndjesia e ankthit dhe stresit në punë shpeshherë nuk merren seriozisht nga pjesa më e madhe e njerëzve ndonëse kanë një...