Familja / 11 Janar 2023, 13:32

Shihni shumë ëndrra erotike? Cili është kuptimi i tyre dhe pse ju ndodh kaq shpesh

Shihni shumë ëndrra erotike? Cili është kuptimi i tyre dhe

Psikologët janë të ndarë rreth shpjegimit të ëndrrave erotike, disa thonë se janë udhërrëfyes për përmirësimin e jetës seksuale, të tjerët thonë se ato nuk janë të lidhura me seksin. Disa ëndrra mund të jenë rezultat i ndodhive që i keni përjetuar gjatë ditës p.sh keni njoftuar ndonjë mashkull interesant që ju ka tërhequr, andaj është normale që të fantazoni për të.

Por pse shohim ëndrra të tilla?

Tradhtia

Të shohësh në ëndërr që partneri juaj po ju tradhton është një përvojë shqetësuese, por kjo nuk do të thotë se tradhtia ndodh edhe në realitet. Më së shpeshti është pasojë e braktisjes emocionale. Nëse detyrimet e partnerit tuaj janë shtuar dhe si pasojë ai ka gjithnjë e më pak kohë për t’jua kushtuar juve, ëndrra për tradhtinë e tij është e pritshme, por nuk ka pse të shqetësoheni.

Seks i befasishëm

Përvoja seksuale me dikë i cili në realitet nuk ju duket tërheqës, tregon për ndonjë karakteristikë të atij personi që ju pëlqen shumë dhe që në mënyrë të fshehtë e dëshironi ta keni për vete.

Seks me një të panjohur

Është një nga ëndrrat më të zakonshme. I panjohuri në ëndërr, me të cilin konsumon një raport intensiv, korrespondon me një pjesë tënden që nuk e njeh, ose nuk arrin ta pranosh.

Seks me ish-in

Në këtë mënyrë truri juaj lirohet nga emocionet, sidomos nëse ka qenë ai që ju ka lënë. Nëse jeni tashmë në një lidhje të re, ëndrra e tillë mund të nënkuptojë se ju keni rënë në një rutinë. Ish-i është shfaqur si një shenjë se duhet ta nxisni përsëri pasionin.

Seks me shumë persona

Nëse keni parë në ëndërr sikur jeni duke bërë seks me shumë partnerë, diçka në jetën reale ju mungon. Nëse në ëndërr dominojnë femrat, ju mungon butësia, nëse janë meshkuj atëherë ju mungojnë prekjet fizike, si p.sh. përqafimet dhe kapja përdore me partnerin, thonë ekspertët.

Personi që urreni

Më shumë habi mund të sjell ëndrra kur jeni në përqafim të zjarrtë me personin që vërtetë e urreni. Por, ndonëse duket e pamundur, do të thotë se ai person, sado që është i padëshirueshëm, ka cilësi që edhe ju dëshironi t’i keni.

Partneri i/e gjinisë së njëjtë

Mos krijoni panik nëse ëndërroni seks me partnerin e gjinisë së njëjtë. Kjo nuk do të thotë se keni ndryshuar orientimin tuaj seksual, por kërkoni më shumë mirëkuptim dhe përkujdesje nga partneri i juaj.

Seks me një person të huaj

Të bëni seks me një të panjohur enigmatik paraqet dëshirën tuaj për të pasur më shumë mister në jetën e vërtetë. Ëndrra e tillë është edhe më e rëndësishme nëse ju dhe partneri juaj nuk keni jetë të kënaqshme seksuale. Ëndrra për seks treshe mund të sinjalizojë dëshirën që të largoheni nga monotonia dhe të ktheni një shkëndijë në lidhjen tuaj.

Të bësh seks në një vend publik

Një ëndërr e tillë është tërësisht e lidhur me dëshirën tënde për të bërë gjëra të reja dhe nuk arrin të shprehësh ekzibicionizmin sepse ke frikë.

Të bësh seks me shefin

Kjo tregon se je tërësisht e tërhequr pas pushtetit dhe dëshiron të bindësh veten se mund të bësh për vete këdo, madje dhe ata që duken të paarritshëm.

Horoskop