
Çfarë është de-influencing? A është ky fundi i ''profesionit'' të influencuesve në rrjete sociale?
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë bindemi se jeta që shohim në Instagram e TikTok në fakt nuk ka asnjë ngjashmë...
Menopauza është një nga etapat më të rëndësishme në jetën e një gruaje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) rreth 3% e grave në botë vuajnë nga menopauza e parakohshme, e cila shfaqet me fillimin e të 30-ve. Disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e menopauzës së parakohshme janë sëmundjet e sistemit imunitar, obeziteti, ekspozimi në ambiente toksike, heqja kirurgjikale e vezoreve etj.
Simptomat e menopauzës së parakohshme nuk janë të njëjta për të gjitha femrat, por ndër më kryesoret përmendim :
Cikël menstrual i çrregullt: Ulja e nivelit të estrogjenit në vezore sjell edhe çrregullime në ciklin menstrual. Gjatë kësaj periudhe ju keni fluks gjaku me ngjyrë dhe erë të ndryshme nga cikli i zakonshëm.
Rrahje të shpeshta të zemrës: Ndryshimet hormonale sjellin ndryshime të ritmit kardiak, si rrjedhojë keni rrahje të shpeshta. Femrat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare janë ëm të prekura nga këto shqetësime.
Thatësia vaginale: Kjo simptomë mund të rrezikojë serioizsht jetën seksuale të një femre. Vagina humbet aftësinë për t’u hidratuar në mënyrë natyrale. Si dhe konstatohet ulje e dëshirës seksuale.
Infeksionet urinare: Çrregullimet e pH-it të zonës intime krijojnë një ambient të përshtatshëm ku rriten bakteret . Si rrjedhojë do të keni djegie të fshikëzës së urinës dhe vështirësi për të urinuar.
Ndryshimet e gjendjes emocionale: Ndryshimet e humorit, të qarat e vazhdueshme, mungesa e gjallërisë, vetmia janë disa nga pasojat e menopauzës së parakohshme. Femrat ndihet më pak femër gjatë kësaj periudhe dhe zhvlerëson veten.
Probleme të kockave: Gjatë kësaj faze, trupi i femrës humbet aftësinë për të përthithur kalciumin dhe ushqyes të tjerë që ushqejnë kockat. Rrezikoni të prekeni nga artriti dhe reumatizma.
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë bindemi se jeta që shohim në Instagram e TikTok në fakt nuk ka asnjë ngjashmë...
Blerina Toçila ishte një nga nënat e ftuara ditën e sotme në “Shije Shtëpie” për të ndarë historin&...
Ndjesia e ankthit dhe stresit në punë shpeshherë nuk merren seriozisht nga pjesa më e madhe e njerëzve ndonëse kanë një...