
Shenjat e horoskopit që vuajtën në 2023 dhe ato që do të buzëqeshin në 2024
Ata kaluan shumë, u përballën me vështirësi dhe panë që jeta e tyre po ndryshonte rrënjësisht. Përgje...
Kjo pjatë u përgatit nga Si_shijon
Kur mendoj supën me peshk, gjithmonë kujtoj recetën e mamit që është me pak përbërës dhe shumë shumë e mirë.
Përbërësit për 4-5 racione : 2 peshq levrek (500-600 g), një qepë e thatë, 2-3 patate, një tufë majdanoz, lëngu i gjysmë limoni, 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe .1 lugë e vogël kripë
Përgatitja: Vendosim peshkun në tenxhere, shtojmë ujë dhe një lugë çaji kripë, e lemë të ziejë 5-7 minuta. E nxjerrim të ftohet. E pastrojmë nga lëkura dhe halat. Lëngun e kullojmë. Skuqim qepën e grirë imët sa të zbutet. Shtojmë patatet në copa të vogla dhe lëngun e peshkut dhe i lemë të ziejnë sa të zbuten. Në minutat e fundit shtojmë peshkun dhe majdanozin e grirë. Nëse e duam pak të trashë, shtypim me lugë një pjesë të patateve të supës. Përziejmë vajin e ullirit me lëngun e limonit dhe ia shtojmë supës. Sigurisht shijon më shumë e ngrohtë. Nëse jeni fansa të perimeve, mund të shtoni dhe kunguj të njomë dhe karrota e selino. Ju bëftë mirë!
Ata kaluan shumë, u përballën me vështirësi dhe panë që jeta e tyre po ndryshonte rrënjësisht. Përgje...
Përveç pensionistëve shpërblimi i fundvitit pritet të jepet edhe për kategori të tjera. Ka qenë ministri i Financave...
Eksperti i energjetikës, Azmer Duleviç tha në “Good Mornig Albanians” se ngrohëset e vogla elektrike, konsumojnë më...