
Imitimi i Eva Alikajt për fëmijët e komunitetit rom shkakton debat në rrjetet sociale
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Prej disa javësh Living ka ndërmarrë një mision tejet të veçantë, të rrëmojë në çantat e disa prej personazheve më IN në vendin tonë dhe të zbulojë se çfarë ka aty brenda. Për shembull, e keni menduar ndonjëherë se ç’mund të mbajë vallë me vete një vajzë e apasionuar pas modës?
Përgjigjen nuk na e dha as Anna Wintour e as Miranda Priestly te filmi "Djalli vishet me Prada", por Santana Çomora, kryeredaktorja e revistës "Living", editorialet e së cilës janë kthyer në një MUST për stilin dhe të bukurën në Shqipëri.
Ajo ka në gardërobën e saj me qindra çanta, por ato të mëdhatë, ku mund të fshehësh ndonjëherë gjithë "dynjanë", janë të preferuarat e saj. Teknologjia është pjesë e pandashme e jetës së gjithësecilit prej nesh ndaj edhe Santa nuk lëviz kurrë pa celularin me vete.
E edukuar për t’i marrë jetës pjesën më të mirë duke nisur nga ushqyerja e deri kujdesi ndaj vetes, Santa jonë mban gjithmonë në çantën e saj kolagjen, i cili i jep energji dhe e ndihmon për një lëkurë të shëndetshme. Pa harruar kremin e duarvedhe kremin kundra diellit të Olivos, një produkt i domosdoshëm në çdo kohë.
U bëë vite që Santana gjendet përballë kamerës dhe para asaj tonës nuk nguroi të pranonte se është “e çmenme” pas parfumeve, ndaj mban gjithmonë dy të tillë me vete. Siç thotë Coco Chanel “Një femër pa parfum është një femër pa të ardhme”. Duke qenë se përdor shumë pak grim, për të mjafton një buzëkuq natyral me vete.
Dita e saj është relativisht e ngarkuar. I duhet të takojë personazhe të ndryshme dhe të marrë shënime, ndaj mbaj gjithmonë një bllok me vete. E ku mund të shkojë Santa pa kartat e saj apo kuletën e kuqë i kanë bërë dhuratë gocat Living?! Doni të dini akoma? Hidhini një sy videos më poshtë:
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Nga Paolo Fox UJORI: Punonjësit mund të mendojnë se në përgjithësi është mirë të punosh vetë, t&e...
Nga Paolo Fox SHIGJETARI: Marsi dhe Venusi do ta mbështetin shenjën tuaj që nga data 5. Ana financiare është e vetmja anë ...