Astroliving 17 Janar 2023

Këto janë 2 shenjat e horoskopit me të cilat një Ujor nuk përputhet kurrë

Astroliving

Në pamje të parë të lindurit në shenjën e Ujorit duken të "çuditshëm", ndoshta sepse në ndryshim nga pjesa tjetër e horoskopit janë rebelë të lindur ndaj dhe tërhiqen shpesh nga njerëzit që thyejnë "rregullat". Për shkak se shijet e tyre  janë kaq unike, romanca për këtë shenjë ajri shpesh duket më shumë si miqësi. Nuk është se Ujori nuk dashuron, por të lindurit nën këtë shenjë nuk janë romantikë dhe nuk e shprehin si gjithë shenjat e tjera dashurinë.

Pra, në vend që të organizoni një darkë romantike mes qirinjve, apo të prisni një gjë të tillë nga Ujorët, më mirë merrni një liste me tematike paksa problematike dhe filloni të dikutoni se si mund ta ndryshoni botën. Mbi të gjitha, Ujorët vlerësojnë pavarësinë e tyre. Ata janë thellësisht të përkushtuar ndaj vlerave të tyre. Ruani qetësinë dhe lërini të vijnë te ju.

Ujori pëlqen autonominë e patrembur të shenjave të zjarrit (Dashi, Luani dhe Shigjetari). Këto shenja nuk kanë frikë të luftojnë për atë që dëshirojnë, gjë që plotëson në mënyrë të përkryer bindjet e vetë Ujorit. Demi dhe Akrepi janë shenjat me të cilat nuk përputhet fare.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor