
Disa arsye pse duhet të zgjidhni linjën e re të televizorëve Samsung OLED 77’’
Tencencat e fundit të televizorëve janë gjithnjë në zhvillim për të ofruar eksperienca fantastike në shtëpinë...
Përbërësit për brumin: 300 g miell, 150 ml ujë, 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe pak kripë.
Përbërësit për mbushjen: 200 g miell misri i ashpër, 100 g sheqer (sipas dëshirës), 1 litër qumësht, pak vanilje, 3 kokrra vezë dhe 2 lugë gjelle gjalpë.
Përgatitja: Në fillim përgatitim brumin për petët. Hedhim në një enë, miellin, ujin, vajin, kripën dhe e punojmë brumin për rreth 10 minuta. E mbledhim brumin me një qeskë kuzhine dhe e lemë të pushojë për 20 – 30
minuta. Ndërkohë përgatitim mbushjen për mesnikun. Hedhim qumështin në një tenxhere dhe e vendosim në zjarr. Pasi të ngrohet qumështi hedhim sheqerin, dy lugë gjalpë dhe miellin e misrit, duke e trazuar që të mos
na ngjitet.Vazhdojmë e trazojmë në zjarr të ngadalshëm derisa masa të ziejë dhe të trashet. Rrahim vezët në një enë. Qumështin e heqim nga zjarri, e lemë të ftohet pak dhe e hedhim tek vezët. I përziejmë mirë. Fillojmë dhe hapim petët. Petët do të hapen pak më të mëdha se masa e tavës në mënyrë që të qëndrojnë të varura në anët e tavës. I shtrojmë petët në tavë duke i spërkatur me gjalpë ose vaj ulliri sipas dëshirës. Hedhim mbushjen e ftohur dhe mblidhen petët anash me rrudha duke e lënë mesin të hapur. Sipër e spërkatim pak me gjalpë dhe me anë të një furçe e lyejmë sipërfaqen me të verdhë veze të rrahur me qumësht. Tavën me mesnik e futim në furrë të nxehur më parë në temperaturën 200 gradë për 20 minuta. Tavën me mesnik e nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet.
Tencencat e fundit të televizorëve janë gjithnjë në zhvillim për të ofruar eksperienca fantastike në shtëpinë...
Në qoftë se jeni të apasionuara pas tendencave të fundit të modës, nuk mund të mos e njihni Chiara Ferragni-n. 35-vje&ccedi...
Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût Përbërësit: patate të vogla, kofsha pule, ullinj, trumzë, hudh&eu...