Kuzhina / 23 Janar 2023, 17:06

Kima me vezë në tavë balte

Kima me vezë në tavë balte

Kjo recetë u përgatit nga Arti i Gatimit

Përbërësit: 500 g qepë të thata, 200 g mish të grirë, 100 ml verë e kuqe, 4 kokrra vezë, 2 thelpinj hudhra, 2 lugë gjelle salcë domatesh, 1 spec i kuq, 1 spec jeshil, spec djegës, majdanoz, kopër, piper, kripë dhe vaj ulliri.

Përgatitja: Pastrojmë e lajmë qepët, i grijmë hollë dhe i kaurdisim në një tigan me vaj ulliri. Sa të ulet pak masa e qepëve në tigan hedhim mishin e grirë dhe i trazojmë vazhdimisht. Kështu vazhdojmë,posa mishi ta thithi lagështinë e vet do të hedhim verën e kuqe. Pas 2-3 minutash që të ketë avulluar alkooli hedhim specat e prerë në katror të vegjël, hudhrat, salcën e domates, kripën e të
gjitha erëzat me radhë. Më pas te kima me vezë, hedhim një gotë ujë të ngrohtë, i vendosim kapakun dhe e lemë të ziejë në zjarr të avashtë për disa minuta. Pasi e shikojmë që mishi ka zier e hedhim masën në tavë balte dhe
mbi masë hedhim vezët një nga një. Vezët i spërkatim pak me piper të zi.
Tavën e futim në furrë të ngrohur me 180°C për 10 minuta. Kur serviret çdo racion ka një vezë në mes të pjatës dhe kima anash vezës. Kima me vezë mund të përgatitet në çdo periudhë të vitit. Ju bëftë mirë!

Horoskop