News / 25 Janar 2023, 12:39

Blendi Fevziu rrëfen momentin më të vështirë të jetës: "Një ditë pasi varrosa mamanë humba njeriun tjetër të shtrenjtë"

Blendi Fevziu rrëfen momentin më të vështirë të

Ai është një nga gazetarët më të mirë në vendin tonë, me një karrierë të gjatë në shtypin e shkruar dhe në televizion. Por, pavarësisht se është një prej figurave më të njohura të medias pak gjëra dimë për jetën private të Blendi Fevziut. Moderatori, i cili prej afro 25 vitesh drejton emisionin e suksesshëm “Opinion” mban një profil modest lidhur me publikimin e detajeve për jetën e tij familjare, edhe pse për të është folur e vazhdon të flitet gjatë.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin "Rudina" ku ka treguar momentet më të vështira gjatë punës, ku ndër të tjera ka treguar se pavarësisht momenteve apo humbjeve të mëdha, një gazetar i mirë duhet të jetë në televizion. Për të, një ndër momentet më të vështira ka qenë kur ka varrosur nënën. Ndërkohë, një ditë më vonë ka ndërruar jetë dhe daja i nënës, njeriu që siç u shpreh, e kishte rritur pasi jetonte bashkë me ta.

"Momenti më i vështirë, më duket se e kam thënë diku, nuk jam shumë i sigurt, ka qenë një moment, kur ime më ndërroi  jetë në Boston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U deshën 6-7 ditë që të vinte trupi i saj.

Blendi Fevziu rrëfen momentin më të vështirë të

Ne shkuam bëmë varrimin, të pasnesërmen duhet të nisesha për në Kosovë sepse kisha lënë një intervistë shumë të rëndësishme me Hashim Thaçin që në atë kohë u akuzua nga Dick Marty për këtë gjë që po gjykohet sot. Kisha lënë një intervistë me të, ndërkohë që 4 ditë kisha futur emisione të regjistruara sepse duhet të rrija në shtëpi të prisja njerëz.

Atë ditë kur po bëhesha gati të nisesha më thanë që daja i mamit, njeriu që më kishte rritur, që rrinte në shtëpi po me ne aty, kishte ndërruar jetë dhe ai. Ishte një dilemë e tmerrshme sepse ndërkohë u detyrova të mbaroj të gjitha gjërat, mora në telefon, thashë nëse mund të më vini një eskortë policie në pjesën e Kosovës se rruga jonë ishte bërë ndërkohë, mund të shkoje. Ata më vunë në fakt një eskortë dhe unë kam arritur 4 minuta para emisionit, por imagjino se si mund të shkojë njeriu në emision kur një ditë para ka varrosur nënën, një ditë tjetër njeriun më të afërt, megjithatë ndonjëherë ti e kupton që raporti me detyrën është i tillë që ti nuk mund të shkosh."-tregoi ai.

Horoskop