
Magjia e bizhuterive të Alba Ruços, po zgjedhja juaj cila do të ishte?
Në një botë ku bukuria nuk njeh kufij, bizhuteritë qëndrojnë si një ‘testament’ rrezatues i artit të holl&...
Pse njerëzit sëmuren kur ndryshon moti?
Ndërsa klima ose moti ndryshon, veçanërisht kur kjo ndodh papritur, gjithnjë e më shumë njerëz sëmuren. Ditët e fundit në vendin tonë ka patur luhatje temperaturash. Ndërsa moti vazhdon të ndryshojë papritur nga ditët e ftohta tek ditët me diell apo shi, shëndeti juaj gjithashtu mund të dëmtohet. Para se ta kuptoni, filloni të ndjeni një gërvishtje në fyt dhe hundë të bllokuara.
Më poshtë ju tregojmë 5 mënyra për të parandaluar që të sëmureni kur moti ndryshon:
Lani duart sa më shpesh
Është e rëndësishme të lani duart rregullisht. Duart tuaja mund të mbajnë një mori mikrobesh nga shumë sipërfaqe me të cilat viheni në kontakt gjatë ditës. Shmangni prekjen e gojës, syve ose veshëve sepse do ta bëjë më të lehtë hyrjen e mikrobeve dhe viruseve në trupin tuaj. Sigurohuni veçanërisht të lani duart përpara se të hani ushqimin tuaj. Përdorni një dezinfektues duarsh në rast se nuk keni mundësi të lani duart me sapun dhe ujë.
Bëni gargarë
Sipas një studimi, njerëzit që bëjnë gargarë me ujë të thjeshtë kanë më pak gjasa të preken nga një sëmundje e sipërme respiratore, krahasuar me ata që nuk bëjnë gargarë. Mund të bëni gargarë ujë të vakët me pak kripë. Gargara është një mënyrë e thjeshtë për të larë bakteret që mund të mbeten në gojë dhe në fyt. Rekomandohet të kaloni ujin rreth gojës për 60 sekonda dhe më pas ta pështyni.
Bëni aktivitet
Një studim tregoi se bërja e rregullt e ushtrimeve të lehta, 45 minuta ushtrime për 3 deri në 5 ditë në javë mund ta bëjë sistemin tuaj imunitar më të aftë për të luftuar sëmundjet e sipërme të frymëmarrjes. Një studim tjetër tregoi se ata që ecnin për 35-45 minuta (5 ditë në javë) qëndrojnë më pak ditë të sëmurë, krahasuar me ata që bëjnë jetë sedentare.
Flini mjaftueshëm gjumë
Zakonet dhe kohëzgjatja e gjumit mund të ndikojnë në shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Një studim tregoi se ata që flinin më pak se 7 orë në natë ishin deri në 3 herë më të prekshëm ndaj ftohjes, krahasuar me ata që flinin më shumë se 7 orë. Prandaj, përpiquni të krijoni një orar gjumi për 7-9 orë dhe t'i përmbaheni atij. Është ideale të përafroni orarin tuaj të gjumit me oraret e perëndimit të diellit dhe lindjes së diellit.
Qëndroni të hidratuar
Është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar siç duhet për të ruajtur një shëndet të mirë gjatë motit të ftohtë, siç është gjatë motit të ngrohtë. Të qëndruarit të hidratuar ndihmon për të mbajtur të lagësht membranat e mukozës së pasazheve të hundës. Kjo do t'i ndihmojë ato të kapin pushtuesit viralë që të hyjnë në trupin tuaj. Njerëzit priren të pinë më pak ujë gjatë dimrit, prandaj duhet të mbani mend me vetëdije të pini ujë gjatë gjithë ditës.
Hani një dietë anti-inflamatore
Ushqimet e pasura me lëndë ushqyese të cilat janë të larta në antioksidantë dhe kanë veti anti-inflamatore mund të ndihmojnë në rritjen e imunitetit dhe t'ju mbrojnë nga sëmurja me ndryshimin e motit. Hani ushqime si zarzavate me gjethe të errëta, manaferrat, salmoni dhe patatet e ëmbla. Arrat si bajamet, arrat dhe fëstëkët gjithashtu mund të rrisin imunitetin tuaj gjatë ndryshimit të stinës./Përshtati në shqip: Living.al
Në një botë ku bukuria nuk njeh kufij, bizhuteritë qëndrojnë si një ‘testament’ rrezatues i artit të holl&...
E mbani mend periudhën e artë të lulëzimit të rrjeteve sociale, si Facebook apo Instagram? Dy realitete të reja teknologjike q&e...
Të dyja i kemi parë shumë të afërta me njëra- tjetrën, duke shijuar dreka e darka madje dhe familjare ku siç e kemi ...